Tadiç: Vizita e Stefanoviçit përmirëson atmosferën

Presidenti Boris Tadiç ka deklaruar se vizita e shefit të ekipit negociator serb në Kosovë mund t`i kontribuojë atmosferës në dialogun Prishtinë-Beograd.
“Është mirë që Borko Stefanoviç viziton Prishtinën për t`u sqaruar institucioneve se cilat janë qëllimet e Republikës së Serbisë, të përpiqemi të gjejmë disa qëllime të përbashkëta në tërë procesin e dialogut, i cili nuk është aspak i lehtë”, tha Tadiç.
Tadiç gjithashtu deklaroi se “është mirë që ndërmjet institucioneve shqiptare në Kosovë dhe shtetit të Serbisë të inicohet një lloj dialogu, i cili nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës”, por ajo mundëson të zgjidhen problemet e njerëzve në Kosovë.
“Jeta e tyre nuk mund të bllokohet”, tha Tadiç, duke shtuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga politika e ruajtjes së integritetit të saj, dhe me asnjë çmim nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.