E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në Elbasan, plagoset punëtori

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një shpërthimi në furrën e shkrirjes së çelikut në kombiantin Metarlugjik të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 09:00 të ditës së mërkurë, ku si pasojë e një shpërthimi nga reaksionet kimike ka pësuar djegie në trup 50-vjeçari Hyshmet Poka nga qyteti i Elbasanit.

Sipas informacioneve Poka është djegur në masën 90 % në të gjithë trupit dhe gjendja e tij shëndetësore është në rrezik për jetën. Mësohet gjithashtu, se në momentin dhe vendin e shpërthimit kanë qenë në krye të detyrës edhe punonjës të tjerë të këtij kombinati, por fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Aktualisht, 50 vjeçari Poka është dërguar menjëherë në repartin e djegieve në spitalin Nënë Tereza në Tiranë ku po merr mjekimin e nevojshëm.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›