Rusia ne dite zie per viktimat ne Vollga

Të paktën 59 trupa të pajetë janë gjetur deri tani, pasi anija me të cilën ata udhëtonin u mbyt në ujërat e lumit Vollga, pasditen e së dielës, ndërkohë që 67 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Autoritetet kanë shuar shpresat për gjetjen e ndonjë tjetër të mbijetuari. Të paktën 79 persona kanë shpëtuar, disa prej të cilëve kanë dalë nga spitali pasi morën kujdesin mjekësor.
Anija “Bulgaria”nuk kishte licencë transporti, dhe ishte riparuar për herë të fundit para 30 vitesh. Po ashtu edhe motori i majte i saj ishte i dëmtuar.
Anija kishte një kapacitet për vetëm 150 pasagjere, ndërkohë që siç bëri të ditur dhe ministri i Emergjencave në të ndodheshin 205 njerëz, 25 prej të cilëve nuk ishin të regjistruar dhe nuk kishin bileta.
Presidendti Dimitri Medvedev e ka shpallur ditën e sotme një dite zie për viktimat. Presidenti shprehu keqardhje për aksidentin duke thënë se ai nuk do të ndodhte nëse anija do të ishte e sigurtë. “Duhet të gjejmë se pse pronari i anijes vazhdonte të punonte me anije, kur ajo ishte në kushte të këqija”.
Anija ishte ndërtuar në vitin 1955 në ish Republikën Çeke.