Eurodeputetët e djathtë distancohen nga deklaratat e Josef Daul
Eurodeputetët e djathtë e Parlamentit Europian, të cilët janë duke zhvilluar disa takime në Tiranë, janë distancuar nga deklaratat skandaloze të kreut të Partive Popullore europiane, Jozef Daul.
Ky i fundit, gjatë një takimi me Berishën ditën e djeshme, kishte deklaruar se Rama është i sëmurë, ndërsa pohoi se falë Berishës, më 21 janar u shpëtuan jetë njerëzish.
Ajo që është ishte e rëndësishme në këtë takim është se anëtarët e delegacionit, të cilët janë njëkohësisht pjesëtarë të grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, shprehën keqardhjen e tyre dhe u distancuan nga deklaratat e fundit të kreut të grupit parlamentar EPP, Joseph Daul, thuhet në deklaratën e Partisë Socialiste, pas një takimi që eurodeputetët kanë zhvilluar me kreun e PS-së, Edi Rama.