Tjetër gafë e Berishës: Çdo shqiptar duhet të punojë të krijojë sa më shumë të ardhura për familjen time

Berisha ne Rrajce
Tani ky kryeministër e ka të vështirë që të mos nxjerrë jashtë atë që ka brenda. Gjatë një takimi në Rrajcë të Librazhdit, ku ka përuruar një ujësjellës, ai ka bërë një seri gafash, që kanë kulmuar kur ai ka deklaruar se shqiptarët duhet të krijojnë sa më shumë të ardhura për familjen time, në vend që të thoshte për familjet e tyre. Fillimisht Berisha ngatërroi emrin e kryetarit të komunës, më pas në vend që të thoshte kullotë, tha kulloshtër, dhe kulmin e arriti kur iu drejtua të pranishmëve: Shqipëria vend i zhvilluar behët kur secili prej jush, kur çdo shqiptar të mendojë se si të krijojë më shumë të ardhura për familjen time. Video e këtij fjalimi është transmetuar në emisionin e njohur Fiks Fare. Ndërkohë kryeministria ka zbardhur fjalinë që duhej të thoshte kryeministri: Shqipëria vend i zhvilluar behët kur secili prej jush, kur çdo shqiptar të mendojë se si të krijojë më shumë të ardhura për familjen e tij.
Berisha ngatërroi në një fjalim më 11 shtator sulmet terroriste në SHBA me 21 janarin. Ndërsa po në një pritje të ambasadës amerikane, ai, i kompleksuar nga një intervistë e presidentit Bamir Topi, iu drejtua ambasadorit amerikan dhe kryetares së Kuvendit duke i quajtur të dy president dhe zoti Topi.