Topi Turqia partner i rendesishem strategjik ne rajonin e Ballkanit dhe me gjere
Për Shqipërinë Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, u shpreh Presidenti i Republikës Bamir Topi, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij turk Abdullah Gyl.
Presidenti Topi, i cili nisi sot një vizitë zyrtare 3 ditore në Turqi, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një bazament historik. “Ne sot si vend anëtar i NATO-s, veprojmë se bashku me Turqinë me mision ushtarak në Afganistan, duke kontribuar për paqen dhe sigurinë”.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Topi vuri ne dukje zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e ekonomisë, turizmit, arsimit dhe shëndetësisë. “Në Shqipëri tha ai, ka shkolla, spitale turke dhe ne inkurajojmë që ato të shtohen”, tha Topi.
Gjatë deklarimit të tij për mediat, ai nuk ka la pa përmendur edhe mbështetjen e veçantë të Turqisë për njohjen e Kosovës. Presidenti Topi ftoi homologun e tij Gyl për një vizitë zyrtare në Shqipëri.