E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohen me nga nje plumb nje taksist dhe nje roje karburanti



Artan CENA -Dy te ekzekutuar brenda pak oresh ne Kavaje dhe Lushnje. Viktimat jane nje taksist dhe roja i nje karburanti. Burime zyrtare nga uniformat blu kane bere te ditur se ne Kavaje eshte gjetur i ekzekutuar me nje plumb ne koke taksisti nga Tirana Urim Begu. Ndersa ne Lushnje eshte ekzekutuar po me nje plumb por kete here ne zemer 55-vjecari Petraq Mihali. Ngjarjet kane ndodhur ne oret e para te dites se djeshme. Ne te dyja rastet kane qene kalimtare te rastesishem qe kane njoftuar policine per krimet pasi keta te fundit nuk kishin asnje lloj informacioni per dy ngjarjet e ndodhura. Menjehere kane nisur hetimet por uniformat blu nuk kane mundur te identifikojne asnje nga personat pergjegjes per keto krime.
VRASJA E TAKSISTIT
Nje taksist eshte qelluar me arme dhe eshte gjetur i vdekur mengjesin e djeshem ne Kavajes. Sic eshte bere e ditur nga burime te policise ai eshte vrare me nje plumb ne koke dhe me pas eshte braktisur ne nje nga rruget prane qytetit. Dyshimet jane per shtetasin 49-vjecar me inicialet U. B. banues ne Tirane ne rrugen Irfan Tomnini me profesion taksist i denoncuar si i zhdukur ne oren 1000 te mengjesit te djeshem. Ka qene djali i te zhdukurit ai qe ka shkuar dhe ka denoncuar ne polici se i ati nuk gjendej prej disa oresh dhe telefonin celular e kishte te fikur. I biri ka treguar se i ati punonte prej kohesh taksist ne zonen e ish-Bllokut. Disa ore pas denoncimit per zhdukje trupi i nje personi qe perputhej me te dhenat e marra eshte gjetur i vdekur ne Kavaje. Ai ishte vrare me plumb ne koke dhe ishte lene ne nje rruge dytesore te Kavajes te vendi i quajtur Kryqezimi i Dautajve. Trupi eshte gjetur prane autovetures taksi me targa TR 217 C. Policia ka nisur hetimet per te zbardhur rrethanat e vdekjes se taksistit dhe per gjetjen e autoreve te krimit.
EKZEKUTIMI I ROJES
Nje 55-vjecar eshte gjetur i vrare rreth ores 0100 duke gdhire dita e djeshme. Ngjarja ka ndodhur ne Lushnje ne vendin e quajtur Kryqezimi i Plugut. Burimet nga policia lokale kane bere te ditur se viktima i identifikuar me emrin Petraq Mihali eshte gjetur i ekzekutuar me arme zjarri prane karburanti ku punonte ne Plug. Sic mesohet nga deshmite e mbledhura ai punonte si roje ne kete pike karburanti. Trupi i pajete i tij eshte gjetur ne oret e para te mengjesit nga pasagjeret e autobusit te linjes Tirane-Sarande. Sipas policise roja ka gjetur vdekjen nga nje plumb ne kraharor. Ne vendngjarje nuk eshte gjetur as arma dhe as gezhoja cka ka perjashtuar pisten e vetevrasjes. Deri tani ne Shqiperi kane ndodhur 87 vrasje me po kaq viktima.

SHBA i dhurojne policise pajisje per te zbuluar lendet radioaktive
TIRANE - Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kane dhuruar Policise Kufitare pajisje kontrolli per elementet radioaktive. Gjate nje ceremonie mbajtur dje ne piken e kalimit te kufirit ne Muriqan e ngarkuara me pune e SHBA-ve Deborah Jones dhe keshilltari i EXBS Programit te SHBA per Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurise Kufitare Dale Ott i dorezuan drejtorit te Pergjithshem te Doganave Flamur Gjymishka dhe drejtorit te Policise Kufitare Pellumb Nako pajisje me vlere 340 mije dollare. Pajisjet qe perfshijne dylbi per perdorim naten pajisje per zbulimin e ngarkesave te fshehta dhe skanere per lende radioaktive u dhuruan me qellimin per te ndihmuar kapacitetet e personelit ne kufi per te zbuluar arme te shkaterrimit ne mase. Megjithate shumica e pajisjeve mund te perdoren per te zbuluar tipa te tjere trafiku si narkotike qenie njerezore dhe arme. Qe nga fillimi i punes se saj ne 2003-shin EXBS ka siguruar trajnime dhe pajisje per qeverine shqiptare me vlere 3.5 milione dollare.

Protesta te Ambasada Serbe policia heton organizatoret
TIRANE - Tubimi i dy diteve me pare para Ambasades se Serbise ne Tirane ka cuar ne hetim tre te rinj per tubime te paligjshme. Lajmi eshte bere i ditur nga Policia e Tiranes. Burime zyrtare nga uniformat blu thane se tre te rinjte jane marre ne pyetje dhe me pas jane lene per tu hetuar ne gjendje te lire pa bere te ditur emrat e tyre. Sipas uniformave blu rreth ores 1900 te dy diteve me pare ne bulevardin Deshmoret e Kombit Bajram Curri dhe ne rrugen Deshmoret e 4 Shkurtit ne Tirane jane grumbulluar per te protestuar rreth 150 - 200 persona ne lidhje me incidentin e krijuar ne Itali ku nje tifoz me kombesi serbe dogji flamurin shqiptar. Nga uniformat blu te Policise se Tiranes eshte bere identifikimi shoqerimi dhe pyetja e tre personave respektivisht te moshes 23 dhe 25 vjec banues ne Tirane. Ndaj ketyre tre shtetasve filloi procedimi penal ne gjendje te lire per vepren penale te organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme.

Pranga kryeplakut i gjendet droge e arme ne shtepi
SHKODER - Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe djali i tij pasi i eshte gjetur rreth 15 kilograme Cannabis sativa dhe municione ne banesen e tyre. Ndoc Marashi 60 vjec dhe Pjerin Ndoc Marashi 33 vjec te dy keta persona lindur e banues ne Koman jane vene ne pranga. Arrestimi i tyre u be pasi ne baze te informacioneve te marra nga ana e policise se Shkodres dhe gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tyre u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi e konsiderueshme lende narkotike Cannabis sativa prej 10 kilogramesh si dhe arme zjarri e municione te cilat i mbanin pa leje. Konkretisht eshte gjetur nje arme zjarri automatik nje arme gjahu cifte dhe nje sasi e konsiderueshme fishekesh te modeleve te ndryshme.

Sherr ne mes te qytetit plagoset 20-vjecari ne kerkim autoret

DIBER - Nje plagosje ka ndodhur paraditen e djeshme ne Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur te kryqezimi i Shkolles se Mesme Profesionale ku i plagosur ka mbetur 20-vjecari Izet Kica. Ne vendngjarje menjehere kane arritur forcat e policise se Komisariatit Peshkopi qe nisen menjehere hetimet per te zbardhur ngjarjen si dhe per te kapur autoret. Per kapjen e tyre menjehere u ngriten postblloqe ne akset kryesore te rrugeve te qytetit te Peshkopise. Sipas te dhenave paraprake te marra nga policia lokale dyshohet qe autoret e kesaj plagosjeje me arme jane dy te rinjte Dashamir Dishi dhe Shpetim Ciku. Nderkohe i lenduari eshte derguar ne spital ne gjendje te rende per jeten.

15 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›