Shkaqet e kriminalizimit te seksit
Gezim TUSHI
Eshte bere nje dukuri sociale e dendur dhe shqetesuese fakti qe kohet e fundit ne shoqerine tone jane shtuar rastet e shemtuara te perdhunimeve dhe krimit seksual. Kjo dukuri tani po shfaqet ne menyre gati paradoksale jashte cdo limiti human sepse cdo dite jemi duke degjuar per shume njerez qe kane filluar te kryejne krime seksuale ne forma nga me te ndryshmet dhe me te dhunshmet. Kronikat e lajmeve faqet e gazetave kohet e fundit kane denoncuar dhe bere publike vetem rastet kur perdhunimi i bere nga kriminelet e seksit eshte denoncuar ne publik nga femrat dhe femijet e perdhunuar ne rrethana dhe kushte nga me te ndryshmet. Por te jemi te sigurt qe me siguri qe statistikat e perdhunimit dhe krimit seksual ne shoqerine tone do te jene me shume sesa ato qe publikohen ne media apo ne gjykimet e organeve te gjyqesorit. Sepse duhet pranuar sociologjikisht eshte i njohur fenomeni social qe pergjithesisht krimet dhe dhuna seksuale ne shoqerine tone eshte me shume se shifrat qe deklarohen. Kjo do te thote se duhet te shqetesohemi per faktin qe nga pikepamja sasiore rastet e krimeve dhe perdhunimeve seksuale jane shume me teper ne raport me ato raste qe denoncohen publikisht.
Cfare po ndodh Pse ky shperthim kaq galopant i krimit seksual Cjane keta njerez qe humbasin ekuilibrat humane te seksualitetit dhe qe me dhune perpiqen te realizojne deshira instiktive permes joshjes genjeshtare presionit social dhe krimit te dhunshem seksual Nuk eshte fare normale situata qe zhvillohet ne shoqerine tone. Sinjalet tashme jane te qarta dhe fenomeni i seksualitetit te dhunshem dhe kriminal duhet vleresuar seriozisht. Nga pikepamja sociale dhe sociologjike nga kend-shikimi i deformacioneve psikologjike te individeve te cekuilibruar apo edhe si fenomen me shtrirje sociale si dukuri kriminale dhe si problem ligjor. Por ne radhe te pare dhe mbi te gjitha si nje problem i madh edukativ per te cilin duhet te angazhohemi te gjithe per te parandaluar kete dukuri kaq shqetesuese kete sindrome vrastare kete epidemi sociale qe cdo dite po shemton qyteterimin tone po prish traditat dhe thyen moralin e njohur ne fushen e intimitetit dhe te seksualitetit.
Cfare ka ndodhur me disa nga meshkujt tane qe duket se kane humbur ekuilibrat humane te seksualitetit qe nuk permbajne dot instiktet shtazarake qe duhen frenuar perballe moralit dinjitetit personalitetit dhe sovranitetit seksual te njeriut Eshte absolutisht e turpshme per shoqerine tone kur degjojme dhe mesojme per shtimin e akteve te vrazhda seksuale apo per shtimin e njerezve qe kryejne marredhenie seksuale me dhune pa pelqimin e partnerit seksual. Apo ca me keq kur mesojme qe disa njerez kane filluar te cenojne themelin e patundur te seksualitetit tone duke e futur ate edhe ne rrugen gati te panjohur te incestit seksual. Nuk ka asnje justifikim asnje argument qe ne shoqerine tone te kalohet kufiri moral i ndalimit te seksualitetit te felligeshtire nga intimiteti dhe lidhjet e gjakut. Jane tronditese faktet qe publikohen. Babai ngacmon dhe kryen marredhenie jashte cdo kondicioni human me te bijen vellai me motren xhaxhai apo daja me mbesen kusheriri me kusheriren. Ca me keq kur keto behen me presione fizike psikologjike me mashtrime apo me dhune fizike. Nuk ka ku te shkoje me keq ajo qe po ndodh ne shoqerine tone ne te cilen kane filluar te shthuren seksualisht madje edhe te moshuarit te cilet kane filluar te shfaqin shenja dhe tendenca pedofilie duke mashtruar femije te vegjel me para genjeshtra dhe dhurata oferta te turpshme dhe mizerabel.
Nuk ka ku te qendroje me keq situata ne shoqerine tone kur mashkulli injorant ne takimin me shoqen e shkolles punes apo edhe ne nje takim rasti me nje femer ne menyre shtazarake shkeput mendimin dhe relacionet normale dhe i kthen syte nga ajo si partnere seksuale e rastit e cila sipas mendimit te njerezve seksualisht te paekuilibruar duhet shfrytezuar seksualisht qofte edhe jashte deshires se saj. Te rinjte po ashtu kane filluar te shthuren deri ne kufijte e tmerrshem te seksit ekzibicional dhe te perdhunimeve ne grup. Jane shtuar rastet kur te rinj dhe adoleshente te nisur nga principe te deformuara panseksuale perpiqen dhe shpesh perdhunojne shoqet e tyre apo ca me keq kur i rrembejne kryejne marredhenie seksuale kriminale ne grup dhe pastaj i flakin vajzat e mjera ne kanale kotece apo edhe i vrasin fare. Akoma me keq ne shoqerine tone po ndodhin gjera te panjohura dikur as nga analet e krimit seksual te cdo kohe ne qyteterimin tone. Per turp ne shoqerine tone po shfaqet here pas here fenomeni i gerontofilise kur shume te rinj esell apo nen efektet e droges dhe alkoolit kryejne marredhenie te dhunshme seksuale duke percudnuar edhe plaka te moshes 80-vjecare.
Ku po shkojme keshtu Cfare behet me kete situate te deformuar dhe kaq te perhapur te krimit seksual. Cfare do bejme per ta frenuar dhe sidomos parandaluar ate Keto dukuri te shthurjes se seksualitetit te shtimit te perdhunimeve dhe zgjerimit te dhunes seksuale kriminale ne shoqerine tone jane dukuri qe duhen vleresuar per shkallen e intensitetit dhe rrezikshmerine sociale. Eshte koha qe te mendojme se cfare duhet bere jo thjesht per te denuar penalisht apo moralisht manjaket e seksit por cfare duhet te bejme per te parandaluar kete epidemi sociale e cila po deformon bazat ekzistenciale dhe staturen morale te qyteterimit tone.
Ne kete kontekst per te vleresuar me realisht fenomenin e dhunes seksuale te perdhunimeve dhe krimeve se pari duhet te vleresojme faktin qe shoqeria jone eshte e tille qe pergjithesisht per arsye historike morale dhe te tradites nuk ka deshire te tregoje permasat e verteta te dhunes seksuale ne publik.
Sidomos kur eshte fjala per fenomenet e incestit te shtatezanive te padeshiruara apo edhe akte te tjera seksuale qe njollosin nderin e familjes. Si rregull shoqeria jone per shkak te tradites ka me shume prirje per te minimizuar artificialisht dimensionin e krimit seksual qe kryhet ne familje apo jashte saj ne institucione apo ne organizime te tjera te jetes sociale. Kjo eshte e verteta qe duhet konsideruar nese sociologjikisht duam te zbulojme permasat e verteta te ketij fenomeni asocial dhe anti-human. Shoqeria jone ne kete aspekt ka qene dhe ka mbetur perseri ne nje mase te konsiderueshme konservatore ne kuptimin qe nuk ka deshire te nxjerre ne publik teshat e palara te ndotura nga vetja apo te bera pis nga te tjeret.
Po keshtu edhe femrat tona qofte ne shkolle ne pune apo ne socializime te tjera nuk kane shume deshire te denoncojne ngacmimin seksual ca me pak perdhunimin nga frika se shoqeria jone maskiliste here pas here me shume ben fajtor dhe damkos viktimen se sa denoncon dhe denon fajtorin e ngacmimit apo te krimit seksual.
Nuk eshte fjala per te ekzagjeruar rrezikun e shtuar te perdhunimeve ne shoqerine tone. Por nderkaq nuk ka pse te jemi kaq puritan dhe te mos i zbulojme te vertetat e seksit te dhunshem te ngacmimeve seksuale te cenimit te sovranitetit seksual te femres nga frika e namit te keq familjar apo social. Ashtu sic nuk mund te themi pa pergjegjesi se te gjitha femrat qe dhunohen seksualisht jane ne te gjitha rastet te pafajshme perballe joshjes apo pa pergjegjesi per mendjelehtesise se tyre qe ne disa raste qe behen nxitese te aktit te agresionit seksual dhe te perdhunimit. Por une mendoj se ne kete zgjerim te dhunes seksuale mund te kete shume shkaqe dhe shume faktore. Por besoj se nga qe ende shoqeria jone ka te forte stofin maskilist duket se e kemi te veshtire te vleresojme si duhet luften kunder sulmeve seksuale qe jane shtuar kohet e fundit. Por ajo qe eshte me e keqe eshte reagimi i gabuar jo adekuat madje fare maskilist i shoqerise edhe kur rastet e dhunes seksuale dhe perdhunimeve denoncohen ne publik. Ne shume raste te tilla te dridhet mishi kur degjon ca njerez injorante qe edhe perballe nje akti te tille kriminal te bere ndaj nje femre kane deshire te sjellin argumente qe perseri fajesojne grate duke thene se femrat e mira nuk i nget kush dhe se viktimat e agresionit dhe perdhunimit seksual jane ose gra te pamoralshme ose femra te pakujdesshme.
Histeria e perdhunimeve qe kane ndodhur kohet e fundit ne shoqerine shqiptare nganjehere te duket si nje situate e skizofrenise se shfrenuar qe e ka shkakun jo aq tek mendjelehtesia e femrave sesa tek nje tendence e shfrenuar e disa meshkujve qe e kane mendjen vetem tek seksi apo qe gjithe diten bejne plane dhe llogari per te bere gjahtarin e radhes. Ne nuk mund te pranojme si argument per dhunen seksuale dhe perdhunimet liberalizimin e seksualitetit ne shoqerine tone qe sipas meje me shume eshte akt i emancipimit te shoqerise apo si faktor qe ka sjelle faktin qe te permbytemi ne familje shkolle ne pune ne rruge ne ashensor ne shtepite e njeri-tjetrit nga sulmet seksuale te meshkujve te cekuilibruar seksualisht nga perdhunimi seksual qe realizohet nga njerez te njohur apo te panjohur. Nuk eshte argument justifikues as lidhja e kesaj dukurie vetem me zgjerimin e perdoruesve te droges dhe alkoolit te cilat jane padyshim substanca qe favorizojne krimin seksual.
Nderkaq dhuna seksuale eshte nje nga krimet me te shemtuara antishoqerore qe jo gjithnje denoncohet ne polici apo ne organet e drejtesise. Sepse shumica e grave dhe femrave tona seksin me detyrim sidomos ate qe kryhet midis te njohurve jo ne te gjitha rastet e quajne perdhunim. Kjo ka bere qe te shtohen aventurat e dhunes dhe perdhunimit seksual pikerisht nga qe po zgjerohet mendimi se jo cdo aventure seksuale mund te denoncohet si perdhunim.
Cfare duhet te bejme per ta bere zap krimin dhe perdhunimet seksuale ne shoqerine tone Duhet nje front i perbashket i punes ne familje ne shkolle ne media por vecanerisht nga organet e policise dhe te ligjit. Ne se nuk levizim ne drejtim te kundert ne se nuk marrim masa komplekse per te frenuar kete epidemi sociale te te shperthimit te skizofrenise se perdhunimit seksual atehere do te thote se ne heshtje kemi ne mendje justifikimin e situates neglizhimin e vleres se perdhunimit seksual pikerisht se ne shoqerine tone ka njerez qe mendojne se ne cdo shoqeri perdhunimi pergjithesisht eshte i pashmangshem. Dhe sipas ketij mendimi grave te perdhunuara nuk u mbetet gje tjeter vecse te mesojne te kenaqen seksualisht edhe kur perdhunohen.
Ky qendrim eshte ultra-kriminal dhe duhet denoncuar totalisht. Une nuk kam statistika nga proceset penale qe te kuptoj se cili eshte qendrimi i organeve te drejtesise ndaj ketij krimi se sa denohen dhe sa falen sa konsiderohen krime apo pakujdesi ne menyre qe te kuptojme se cili eshte efekti i ligjit dhe drejtesise ne parandalimin e ketij fenomeni. Nuk e di sesa serioze jane denimet e krimit dhe perdhunimit seksual sepse sociologjikisht me duket se nje nga shkaqet e forcimit te krimit seksual ne shoqerine tone eshte me siguri zbutja dhe alambikimi ligjor i denimeve te fajtoreve kriminele te seksit duke ndare sakte krimin qe vjen nga dhuna nga mungesa e komunikimit seksual apo nga interpretimet e shemtuara qe perdhunimin e konsiderojne si akt te pelqyer nga te dy palet. Aq me keq ne se ndodh qe drejtesia i vjen verdalle klasifikimit te krimit seksual duke kerkuar prova vetem shenjat e jashtme te dhunes dhe perdhunimit per ti perdorur si argumente per krimin seksual.
Jo te gjitha perdhunimet kane lendime fizike se sa sjellin ankthe e trauma psikologjike te femrave te perdhunuara butesisht apo ne rrethana kriminale te shfrytezimit te tyre. Te mos harrojme nje fakt qe eshte me rendesi per qendrimin social qe duhet te mbajme per perdhunuesit e femrave. Sepse femrat duhen mbrojtur sepse ato ne te njejten kohe jane edhe viktima te dhunes seksuale por pastaj per shkak te natyres qe ka shoqeria jone detyrohen te behen edhe mbartese te turpit social qe e ndjene sidomos kur detyrohen te denoncojne perdhunuesin. Prandaj ato duhen mbrojtur ne cdo rast dhe pa kushte
15 Tetor 2010