E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurodeputeti Pitella:Shqipëria ende largstandardeve të BE

VLORE- Zv/kryetari i Parlamentit Evropian, Gianni Pitella deklaron se Shqipëria është ende larg standardeve për të hyrë në Bashkimin Europian dhe fatkeqësisht klima politike nuk po ndihmon për integrimin e Shqipërisë.

Eurodeputeti italian është gjendur dje në një takim me intelektualë të qytetit të Vlorës, ndërsa do të qëndrojë dhe për disa ditë për një vizitë private në Shqipërim gjatë së cilës mësohet se do të vizitojë bregdetin shqiptar.

“Ne, kemi kriteret e Kopenhagenit që, janë rregulla, të cilat i përkasin ekonomisë, ligjit për ambientin e drejtësinë. Çdo kandidat në Bashkimin Evropian mund të hyjë kur të arrijë standartet, por Shqipëria është larg standarteve ende”- ka thënë Zv/kryetari i Parlamentit Evropian, dje pasdite në takimin me intelektualët e qytetit bregdetar, citon Gazeta Shqiptare.

Të pranishëm ishin edhe deputetët socialistë; Taulant Balla, Fatmir Toçi, Besnik Baraj dhe konsulli italian në qytetin e Vlorës, Sergio Strozzi.

Duke u fokusuar në ngërcin politik që vazhdon prej mëse një viti eurodeputeti Gianni Pitella i ka bërë thirrje partive politike të gjejnë konsensusin.

Zv/kryetari i Parlamentit Evropian përcolli sërish mesazhin e fortë për transparencë të zgjedhjeve të shkuara ndërsa zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të rregullta, pasi këtu është në lojë hyrja e Shqipërisë në BE.

“Shumë eksponentë politikë kanë dhënë mesazhe për politikën, kemi dhënë mesazhe të forta. Edhe sot unë thashë që rruga e Shqipërisë për në BE është që të bëhet qartësim për çfarë ka ndodhur me votat e kontestuara prej socialistëve dhe të bëhet e mundur që këto gjëra mos të ndodhin në fushatën e ardhëshme, pasi është një lojë që lojtarët duhet ta luajnë në mënyrë të barabartë. Zgjedhjet duhet t’i fitojë ai që i meriton. Këtu nuk është në lojë fati i Edi Ramës apo Berishës, por i hyrjes në Bashkimin Europian”- nënvizoi gjatë fjalës së tij, zv.presidenti i PE-së.

“Dua të bëj thirrjen time që zgjedhjet e ardhshme të jenë të rregullta dhe transparente, ndërsa për ato të kaluarat duhet të ketë një transparencë. Zgjedhjet duhet t’i fitojë ai që i meriton. Këtu nuk është në lojë fati i Edi Ramës apo Berishës, por i hyrjes në Bashkimin Europian”, vazhdoi më tej eurodeputeti italian.

Si mik i socialistëve dhe i Shqipërisë Pitella dha se do të jepte ndihmesën e tij për integrimin e Shqipërisë në BE ndërsa u dha dhe një këshillë socialistëve që “kryefjalë të tyre të kenë Evropën. Ne duhet të jemi socialistë të Evropës me qëllim që Shqipëria të ketë Evropën”

Apeli i bërë dje nga zv.Presidenti i PE-së që politika shqiptare të bëjë transparencën e zgjedhjeve të kaluara dhe qeveria të punojë për arritjen e standarteve evropiane është përsitur nga ai dhe në një vizitë të zhvilluar pak muaj më parë në Shqipëri.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›