E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohet vajzae ish kryebashkiakuttë Nju Jorkut

NJU JORK- Ndoshta baba Rudi, ish kryebashkiaku Nju Jorkez me grushta të hekurt nuk i ka shpjeguar mirë filozofinë e “tolerancës zero” vajzës së tij të vogël Karoline Xhuliani.

20 vjecarja është arrestuar sot pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një dyqan kozmetike. Karoline është filmuar nga kamerat survejuese në dyqanin e parfumeve “Sefora” në Manhatan, ndërsa po fshihte në cantë 5 produkte bukurie me vlerë 100 dollarë.

Karolinë studion në universitetin e Harvardit dhe kishte simpati për presidentin demokrat Barak Obama, pavarësisht krahut republikan të babait të saj Rudi, i cili njëkohësisht synonte dhe ai Shtëpinë e Bardhë.

Pas viteve të “tolerancës zero” në Nju Jork me rezultate të pamohueshme në luftën kundër krimit Xhuliani ishte bërë I njohur në botë pasi u vendos në vijën e parë në përgjigje të sulmeve të 11 shtator kundër Kullat Binjake dhe Pentagonit.

Vajza, studente ne Harvar, është ndaluar nga rojet e sigurisë të dyqanit të cilët më pas e kanë dorëzuar tek agjentët e policisë. Karoline Xhuliani akuzohet për vjedhje të objekteve të vlefshme dhe duhet te paraqitet ne gjyq ne 31 gusht.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›