KonkurimiFormulari A2nesër afati i fundit
TIRANE- Maturantët kanë edhe dy ditë në dispozicion për të plotësuar dhe dorëzuar formularin e preferencave A2. Nesër në orën 14:00, drejtoritë e shkollave mbyllin procesin e pranimit të këtij formulari, në të cilin të rinjtë shënojnë degët ku duan të nisin studimet e larta. Në bazë të preferencave të shënuara në këtë formular dhe pikëve që kanë marrë nga llogaritja e 5 notave të Maturës Shtetërore, do të bëhet edhe shpërndarja e fituesve nëpër fakultetet. Ministria e Arsimit vendosi shtyrjen e afatit të dorëzimit të formularit A2, për t'u dhënë mundësinë edhe një pjese të maturantëve, notat e të cilëve u vonuan pasi dyshoheshin për kopjim. kësaj kategorie gjimnazistësh iu ulën pikët e pyetjeve që kishin kopjuar.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)