Eurodeputeti italian: Idetë e vrasësit norvegjez janë të mira, ndonjëherë të shkëlqyera
Një eurodeputet italian i ka përshkruar idetë e vrasësit norvegjez Anders Behring Brejvik si të mira, e në disa raste si të shkëlqyera.
Mario Borghezio, që i përket partisë Liga e Veriut, dënoi dhunën e Brejvik, por mbështeti qëndrimin e tij ndaj Islamit.
Liga e Veriut është partnere e qeverisë së Silvio Berluskonit.
Komentet e tij në një intervistë në radio kanë shkaktuar mjaft zemërim. Opozita bëri thirrje për dorëheqje.
Borghezio nuk është i vetmi politikan i së djathtës që shpreh simpati për veprimet e Brejvik.
Një anëtar i partisë Fronti Nacional në Francë, i ekstremit të djathtë, është pezulluar pasi shkroi diçka në mbrojtje të sulmuesit norvegjez në blogun e tij.
Jacques Coutela tha se Brejvik ishte mbrojtësi kryesor i Perëndimit, duke e krahasuar atë me Charles Martel, një lider i shekullit të shtatë, që ndaloi ekspansionin islamik në Europën Perëndimore.
Ndërkohë, lideri i Ligës Britanike për Mbrojtje, që mban qëndrim të ashpër kundër emigracionit, ka thënë se vrasjet e Brejvik janë thirrje për tu zgjuar.