E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurogrup dhe kreditorët private, sonte diskutime për Greqinë

Eurogrup dhe kreditorët privatë do të takohen mbrëmjen e sotme për të diskutuar cështjen e Greqisë per paketen prej 130 miliard eurosh qe do shpetoje vendin nga falimentimi. Mëngjesin e sotëm ministri i Financave Venizelos u nis në Bruksel ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Eurogrup. Venizelos u shpreh para largimit, se shkon në Bruksel “me shpresën që Eurogrup do të marrë një vendim pozitiv për Greqinë”. Në takimin e ministrave të Financave të Eurozonës do të jetë e pranishme edhe drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, e cila u shpreh më herët se miratimi i marrëveshjes është një zhvillim pozitiv. Po kështu në Paris mblidhet komisioni i kreditorëve privatë të Greqisë, për të shqyrtuar përmbajtjen e bisedimeve të ditëve të fundit dhe përcaktuar hapat e mëtejshëm, siç bëri të ditur një zëdhënës i Institutit Financiar Ndërkombëtar (IIF).
Më herët pas një maratone debatesh dhe konsultimesh qeveria greke dhe liderët e tre partive më të mëdha politike arritën një marrëveshje për pranimin e masave të reja shtrënguese antikrizë, të vëna si kusht nga trojka e BE-BQE-FMN. Midis masave qe kane shokuar shoqerine greke perfshihen reduktimi i pages minimale me 22%,shkurtimi i pensioneve me 15%, pushimi nga puna i 15000 nenpunesve brenda ketij vitit dhe gjithsej 150 mije, deri ne 2015. Masat konsiderohen si me te ashprat dhe me te dhimbshmet per shoqerine greke te lodhur nga recensioni i vazhdueshem ne vitet e fundit,kur ekonomia eshte tkurrur me me shume se 12%, papunesia ka shkuar ne 20%,ndersa 1 nder tre greke mesatarisht jeton nen kufirin e varferise.
Ndersa pritet votimi i masave nga parlamenti grek,sindikatat greke te sektorit publik dhe atij privat kane shpallur nje greve te re te pergjithshme 48 oreshe qe do te filloje prej mengjesit te se premtes.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›