E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia në Bruksel, Eurogrupi dyshues ndaj marrëveshjes

Ministrat e financave të Eurozonës kanë hedhur dyshime rreth marrëveshjes të arritur në Greqi, ndërsa po diskutojë planin për dhënien e kredisë prej 130 miliardë euro për Athinën zyrtare.
Ministri gjerman i financave Wolfgang Shable tha se plani grek nuk është në një fazë ku mund të nënshkruhet një marrëveshje.
Edhe Kreu i Eurogrupit Jean-Claude Juncker tha se ai dyshonte nëse plani grek ishte gati për miratim.
"Unë nuk kam arsye për të besuar se do të ketë një marrëveshje definitive këtë mbrëmje", tha Juncker para fillimit të takimit në Bruksel. Kreu i eurogrupit tha se mund të ketë një marrëveshje gjatë javës së ardhshme, për të dhënë dritën jeshile për dhënien e kredisë për Greqinë.
Ndërkohë shefja e FMN-së Kristine Lagarde dhe presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Dragi theksuan zhvillimet pozitive në Athinë janë një lajm inkurajues. Dragi tha se të gjitha copëzat e mozaikut do të bashkohen për Greqinë, duke shmangur kështu falimentimin.
Ministri grek i financave Evangelos Venizelos para nisjes për në Bruksel, tha se nuk ishte arritur një marrëveshje e plotë, pasi udhëheqësit e tre partive në koalicion nuk kishin pranuar uljen e pensioneve.
Midis masave qe pritet të marrë Athina zyrtare përfshihen reduktimi i pages minimale me 22%,shkurtimi i pensioneve me 15%, pushimi nga puna i 15000 nenpunesve brenda ketij vitit dhe gjithsej 150 mije, deri ne 2015.
Ndersa pritet votimi i masave nga parlamenti grek,sindikatat greke te sektorit publik dhe atij privat kane shpallur nje greve te re te pergjithshme 48 oreshe qe do te filloje prej mengjesit te se premtes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›