I ftohti në Evropë, “akullnizohet” Danubi

Akulli ka raralizuar qindra kilometra të Lumit Danub në disa vende, si dhe lundrimin e anijeve në rrugën më të ngarkuar ujore të Evropës.
Lumi prej 2.860-kilometrash, i cili rrjedh nëpër nëntë vende, është bllokuar pothuajse tërësisht nga Austria drejt grykës së tij në Detin e Zi. Të gjitha anijet, në një shtrirje prej 600 kilometrash në Serbi, janë bllokuar në port. Ndërkohë në Rumani, lumi është ngrirë plotësisht, së bashku me dy degët e tij.
Beogradi dhe Bukureshti shprehen të frikësuar se akulli i formuar mbi lum mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në hidrocentrale.
Në Kroaci, të gjitha anijet në 137 kilometra të lumit janë ndaluar që nga e mërkura.
Prej disa ditësh me radhë kontinenti Evropian është përfshirë nga i ftohti, ndërsa rreth
500 persona thuhet të kenë humbur jetën, si pasojë e temperaturave ekstreme, që kanë arritur deri në minus 37 gradë Celsius.