E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurogrup miraton lirimin e këstit të ndihmës për Greqinë

Eurogrupi miratoi diskursimin pjesë-pjesë të këstit të radhës të ndihmës për Greqinë, 6.8 miliard euro. 

Presidenti i Eurogrup, Jeroen Dijselbloem bëri të ditur se këtë muaj do t’i disbursohen Greqisë 4 miliardë euro. Në muajin tetor do të disbusohet 1 miliard tjetër, 0,5 nga EFSF dhe 0,5 miliard nga SMP. 

Ndërkaq, sipas drejtoreshës së përgjithshme të FMN, Christine Lagarde, bordi i fondit pritet të mblidhet më 24 korrik për të miratuar kontributin e vet, me 1,8 miliardë euro, në këstin për Greqinë. 

Nga ana e tij, ministri i financave, Janis Sturnaras ka shprehur kënaqësinë e vet për arritjen e marrëveshjes në takimin e Eurogrupit, duke theksuar se disbursimet e kësteve për Greqinë do të vazhdojnë normalisht muajt e ardhshëm, sipas programit të financimit. 

Siç deklaroi Sturnaras, disbursimi i këstit të radhës, me vlerë 6,8 miliardë euro, siç parashikon programi i muajit maj, do të bëhet pjesë pjesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›