Sulmojnë biznesmenin me spray neuro-paralizues, i marrin 1.5 mln lekë të reja
TIRANË- Një biznesmen është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se biznesmeni Ciprian Kodheli u sulmua me spray neuro-paralizues në fytyrë nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët pasi i morën 1.5 milionë lekë të reja u larguan me shpejtësi.
Ngjarja ndodh mëngjesin e sotëm rreth orës 8 e 20 minuta pranë stadiumit ‘Qemal Stafa”, pranë biznesit të tij. Mësohet se Ciprian Kodheli kishte në pronësi një biznes farmaceutikësh si dhe aksione në disa firma ndërtimi.
Biznesmeni ka dhënë dëshminë e tij në polici, e cila mund të ndihmojë në identifikimin e 2 autorëve. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.
(e.m/BalkanWeb)