E Hënë, 2 Nëntor 2026

Euroja dhe dollari humbin “terren” në këmbim me lekun

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan dhe euroja, humbën pikë në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 96,91 lekë, duke shënuar një rënie me 0,09 lekë krahasuar me fundjavën. Ndërkohë, dollari amerikan këmbehet me 82,52 lekë, ose 0,20 lekë më pak se ditën e premte.

Paundi britanik u këmbye me 112,14 lekë ose 0,16 lekë më shumë dhe franga zvicerane zbriti në kuotën e 103,76 lekëve, ose 0,04 më pak se në fundjavë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 82.52 -0.20
Euro EUR 96.91 -0.09
Poundi Britanik GBP 112.14 +0.16
Franga Zvicerane CHF 103.76 -0.04
Jeni Japonez (100) JPY 56.00 +0.07
Dollari Australian AUD 54.93 -0.06
Dollari Kanadez CAD 59.67 -0.10
Korona Suedeze SEK 8.87 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.39 +0.03
Korona Daneze DKK 12.99 0.00
SDR SDR 113.20 -0.08
Ari (OZ 1) XAU 300102.96 -1,509.88
Argjendi (OZ 1) XAG 3474.92 -23.47
Juani Kinez (onshore) CNY 11.59 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.58 -0.03
Lira Turke TRY 2.00 0.00

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›