Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan dhe euroja, humbën pikë në raport me lekun.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbye sot me 95,43 lekë, ose 0,60 lekë më pak se ditën e martë.
Një euro u ble me 98,99 lekë, ose 0,12 lekë më pak se dje dhe franga zvicerane zbriti me 0,60 lekë duke u këmbyer me 104,73 lekë.
Ndërsa paundi britanik u këmbye me 118,70 lekë, ose 0,02 lekë më shumë se ditën e martë. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 95.43 | -0.60 | |
| Euro | EUR | 98.99 | -0.12 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.70 | +0.02 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.73 | -0.60 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 62.10 | -1.04 | |
| Dollari Australian | AUD | 59.88 | -0.40 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 66.68 | -0.31 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.77 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.48 | -0.08 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.27 | -0.02 | |
| SDR | SDR | 124.31 | -0.82 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 275149.50 | -3,876.23 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 3034.67 | -17.16 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 13.06 | -0.08 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 13.05 | -0.08 | |
| Lira Turke | TRY | 2.64 | -0.02 | |