Vera shqiptare me 20 etiketa premium në panairin “Wine Paris 2025”

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Vera shqiptare po merr vëmendje në panairin “Wine Paris 2025”, me 20 etiketa premium nga varietetet tona autoktone, duke hapur dyer të reja për eksport dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj e cila vizitoi stendën e Shqipërisë, takoi përfaqësuesit e tre kantinave.
“Rigersi nga kantina “Arbëri”, Muharremi nga “Çobo” dhe Fatbardhi nga “Belba” janë sipërmarrës që me pasionin dhe cilësinë që garantojnë po e çojnë këtë sektor drejt suksesit të merituar”, tha ajo.
Sektori i verës është një motor i rëndësishëm për ekonominë dhe turizmin rural, duke njohur një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit, falë investimeve dhe mbështetjes nga qeveria, zgjerimit të vreshtave dhe përkushtimit të kantinave tona. /j.p/
1 nga 5