E Diel, 1 Nëntor 2026

Euronews: 500 mijë shqiptarë në shesh për shpresën e Shqipërisë së integruar në BE

Televizoni prestigjoz “Euronews” i kushton jehonë të jashtëzakonshme manifestit të Partisë Demokratike, me rastin e 8 dhjetorit, ditës së shembjes së regjimit komunist në Shqipëri. “Euronews” citon se mbi 500 mijë shqiptarë të mbledhur në sheshin qëndror të Tiranës, janë një argument i fortë për të konfirmuar rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

500 mijë shqiptarë konfirmojnë rrugën e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka rritur ndjeshën fushatën e saj të përpjekjeve në kuadër të integrimit të plotë në familjen evropiane. Kështu hapet kryeartikulli i televizionit prestigjoz “Euronews”, duke iu referuar festës madhështore të 8 dhjetorit në Tiranë.
“Një turmë e madhe njerëzish, tinguj muzikorë dhe flamuj për të kujtuar ditën që ka hapur dyert drejt Europës. Shpresa për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ka bërë që 500 mijë shqiptarë të marrin pjesë në mitingun e Tiranës, në përkujtim të lëvizjes studentore dhe rënies së komunizmit 19 vjet më parë”, ka pasqyruar “Euronews”, tubimin festiv të së martës në Tiranë, në përkujtim të 8 dhjetorit 1990, ditës së rrëzimit të regjimit komunist.
Televizioni prestigjoz citon dhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili gjatë fjalës së tij në miting tha se Shqipëria më 8 dhjetor 1990 shembi murin tonë të Berlinit.
“Ne kemi bërë të bjerë muri i Berlinit në vendin tonë. Tani ne, të gjithë së bashku, po përparojmë me shpejtësi drejt ëndrrës së çdo qytetari shqiptar, integrimin në Evropë”, citon kryeministrin Berisha, “Euronews”.
Në vijim, Euroneës bën edhe një retrospektivë dhe tregon se prillin e kaluar Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s dhe ka bërë aplikimin për anëtarësim në BE, që sipas “Euronews” është një hap i rëndësishëm që tregon arritjen e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›