E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon PD, Mëhilli: Pas qëndrimeve të Edvin Ramës ndaj 8 dhjetorit, fshihen interesat e pista të aleancës së rrezikshme punisto-mafioze

Partia Demokratike reagoi sot ndaj sulmeve që Edvin Rama i bëri shqiptarëve pjesëmarrës në tubimin madhështor të 8 dhjetorit në Tiranë. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, u shpreh se më 8 dhjetor, ditën e përmbysjes së bllokmenëve mizorë, pinjollët e tyre të Partisë Socialiste ishin të vetmit në Evropë që jo vetëm nuk morën pjesë në festimet e kësaj date që ndan historinë, por dënuan festimin e saj.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike:
“Shqiptarët, ish qytetarët më të shtypur në Evropë, ashtu si dhe ju takonte, festuan më madhërishëm se kurrë dhe se të gjithë, 8 dhjetorin, ditën e shembjes së murit të Berlinit, ditën e parë të lirisë së tyre.
Festimi i rënies së perdes së hekurt nga qytetarët shqiptarë pati jehonë të ashtëzakonshme në rrjetet televizive dhe gazetat më të mëdha të Evropës dhe mbarë botës.
Por më 8 dhjetor, ditën e përmbysjes së bllokmenëve mizorë, pinjollët e tyre të Partisë Socialiste ishin të vetmit në Evropë që jo vetëm nuk morën pjesë në festimet e kësaj date që ndan historinë por dënuan festimin e saj.
Partia Demokratike dënon këtë qëndrim unik në Evropë të Edi Ramës dhe grupit të pinjollëve të tjerë të bllokut dhe deklaron se:
Në themel të bojkotit të Parlamentit, mohimit të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe të bojkotit dhe denoncimit të 8 dhjetorit si antimiting nga Edvin Kristaq Rama dhe grupi punisto mafioz në krye të Partisë Socialiste qëndrojnë mbrojtja dhe krenaria e pinjollëve të bllokut për krimet e shëmtuara të etërve të tyre, qëndrojnë firmat e Kristaq Ramës për ekzekutimin dhe varjen e disidentëve dhe qytetarëve të pafajshëm edhe në vitin e rënies së murit të Berlinit qëndrojnë firmat e Xhelil Gjonit dhe Sul Bushatit dhe ish bllokmenëve të tjerë, për internimin, burgosjen e fëmijëve, grave, burrave të pafajshëm në rrethet ku ata kanë drejtuar.
Në themel të bojkotit të parlamentit dhe etiketimit si antimiting të festimit më madhështor në historinë e vendit, qëndrojnë interesat e aleancës punisto mafioze, qëndrojnë mbi 500 mijë metër katror troje publike dhe private të grabitura nga Dulakët, Kokëdhimat, Yjet, Deshët, Besnikët, Doshët, Leskajt e Edvinit, qëndrojnë pallatet e ndërtuara mbi rrugë qindra vjeçare të Tiranës, spostimet e Lanës nga këta ton ton makut të pangopur.
Por në themel të qëndrimit të Edvin Kristaq Ramës ndaj vullnetit të zgjedhësve shqiptarë, të provokimit të tijë të ulët, duke mbushur Tiranën me plehra në prag të festës së 8 dhjetorit, qëndron amoraliteti i burrit që del lakuriq me të shoqen në plazhet publike, sic provojnë fotot e shpërndara në të gjithë botën, e birit që akuzon të atin si baba të djalit të tij, e prindit që i mohon për 9 vjet rrjesht kafshatën e gojës djalit të tij, e bashkëshortit që rreh për spital gruan e tij siç provon dosja gjyqësore që zgjati 9 vjet, e botuar nga ndihmësi i tij më i ngushtë Ymer Baze”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›