Europa League Tottenham me prane kualifikimit

Pas ndeshjeve të para në fazën e 1/8-ave, Interi duket pranë eliminimit nga Europa League. Trajneri Stramaçioni e pranon superioritetin e Totenhemit që fitoi 3-0. Zhgënjeu edhe Çelsi që humbi me Steaua Bukureshtin, ndërsa Lacio e Lorik Canës hipotekoi çerekfinalet
Tottenham duket skuadra e parë që ka hipotekuar çerekfinalet e Europa League. Fitorja 3-0 me Interin është një garanci për takimin e kthimit.
“Ishte një paraqitje shumë e mirë. Një natë e madhe për ne në futbollin europian. Mund të kishim shënuar edhe të tjerë gola, por, edhe Interi kishte rastet e tij. Luajtëm shumë mirë si skuadër dhe e merituam fitoren. Rezultati 3-0 na vendos në pozita të mira për tu kualifikuar”.
Stramaçioni e pranon disfatën e Interit.
“Garet Bejl është një lojtar i shkëlqyer, por ishte një mbrëmje e madhe për të gjithë skuadrën e tyre. Kjo nuk ishte vetëm fitorja e një lojtari, por e të gjithë skuadrës së Tottenhamit, që e meritoi”.
Zhgënjeu edhe Chelsea, që u mposht 1-0 nga Steaua Bucuresti.
“Ishte një ndeshje e vështirë në një atmosferë mjaft entuziaste. Penalltia ishte e diskutueshme, por tani duhet të bëjmë më të mirën në ndeshjen e kthimit në ‘Stemford Bridge’”.
Lazio e Lorik Canës dha një provë force me fitoren 2-0 në fushën e Sttutgart. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Basel përballë Zenit St. Petersburg.