Seria A Genoa-Milan hap javen e 28-te
Genoa-Milan hap javën e 28-të të Serisë A.
Kuqezinjtë paraqiten në këtë trasfertë delikate me mendjen te ndeshja e kthimit me Barcelonën.
Edhe pse mohoi rotacionin në formacion, Allegri ka zgjedhur të lejë pushim disa titullarë.
Pazzini pritet të qëndrojë në stol dhe në vendin e tij në sulm do të luajë Niang.
Pushim do të qëndrojnë edhe Abate dhe Ambrosini, të cilët do të zëvendësohen nga Constant e Flamini.
I rikuperuar është edhe Mario Balotelli, që gjithsesi pritet ta nisë takimin mes rezervave.
Genoa shpreson të shfrytëzojë faktin që Milani mendon më tepër për sfidën e së martës në Champions League.
Statistikat tregojnë se “Marassi” është një fushë e lehtë për Milanin. Në 45 takime, ata kanë regjistruar 14 fitore, ndërsa janë mposhtur 11 herë.
Tri pikët janë detyrim për kuqezinjtë që synojnë të luftojnë për vendin e dytë në kampionatin italian.