Europa League luhen sot gjysmefinalet

Do të luhen sot dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Europës në futboll. Në Turqi, Fenerbahçe pret Benfikën portugeze, ndërsa në Zvicër luan Bazeli me skuadrën angleze, Çelsi.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me nisje në orën 21:05.
Favorite janë dy skuadrat mike, ndërsa Çelsi doli kampion i Europës sezonin e kaluar.
E enjtja mbyll mesjavën e gjysmëfinaleve pas atyre në Ligën e Kampionëve, ndërsa ndeshjen e kthimit në Europa Ligë do të luhen të enjten e ardhshme.