E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrekullia Dortmund

Një skuadër si një kartolinë. Falë Borusias së Dortmundit fanelat me ngjyrat verdhezi janë më në modë se kurrë dhe kjo jo për shkak të reklamës.
Fitoret, loja e bukur dhe rinia janë karakteristikat që të bëjnë për vete.
Arkitekti i mrekullisë së fundit gjermane, trajneri Jyrgen Klop, i kishte idetë të qarta këtu e 5 vjet më parë kur nisi punën.
Ai donte lojtarë të rinj dhe të talentuar pa sa për t’i mësuar këtë do ta bënte vetë.
Erdhën me radhë Rojs (ky, ndër të fundit), Humels, Gyndogan, Shmelcer, Bender apo portieri Vajdenfeler dhe u krijua skuadra aktualisht më e bukur në botë.
Të mos i vijë keq këtë herë Barcelonës.
Klop e di se disa yje do t’i humbasë, madje që këtë verë. Gëce shkon tek Bajerni, Humels e Levandovski zor të mbahen, por ai tashmë është mësuar.
Ndoshta, fenomeni Dortmund do të zgjasë gjatë këtë herë. Jo më kot vlera e skuadrës është 8-fishuar në 3 vjet dhe po ashtu të ardhurat.
Një titull në Champions do të ishte kurora.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›