E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa League paqe ne Napoli-Villareal

Napoli dhe Villareal u ndanë në një barazim pa gola, në ndeshjen e sapopërfunduar, të vlefshme për raundin e një të gjashtëmbëdhjetave të Europa League.

Në një ndeshje me shumë nervozizëm, skuadra e vendit të dytë në Serinë A, nuk mund të shfrytëzonte faktorin fushë, por rezultati lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në “El Madrigal”.

Në ndeshjet e tjera të ditës, Leverkusen-i hipotekoi kualifikimin me një fitore 4-0 në transfertë, ndërsa Shevchenko udhëhoqi Dinamo Kievin në Turqi.

Gjigantë si Liverpool, Sevilla dhe CSKA Moskva, do të nisin të luajnë në këto momente.

Ndeshjet e vajtjes së ruandit të 1/16 të Europa League
Rubin Kazan          -    Twente                  0-2
Metalist Kharkiv      -    B.Leverkusen         0-4
Anderlecht             -    Ajax                      0-3
BATE Borisov          -     Paris SG               2-2
Benfica                  -    Sttugart                2-1
Besiktas                -    Dynamo Kiev         1-4
Lech Poznan          -    Braga                    1-0
Napoli                   -    Villareal                 0-0
Basel                    -    Spartak M.           21:05
Lille                      -    PSV E.                 21:05
PAOK                    -    CSKA M.              21:05
Rangers                -    Sporting L.          21:05
Sevilla                   -    Porto                 21:05    
Sparta Prague        -    Liverpool            21:05
Young Boys           -    Zenit                  21:05

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›