E Shtunë, 31 Tetor 2026

Corinthians kërkon Kakan

Skuadra braziliane Corinthians mendohet të ketë bërë ofertë huazimi për superyllin Kaka, gjithnjë sipas mediave braziliane.

Folha de Sao Paulo shkruan se largimi i figurave legjendare Roberto Carlos dhe Ronaldo nga klubi brazilian, kanë detyruar drejtuesit e Corinthians të kërkojnë një fytyrë të re prominente nga Selecao.

Me yllin e Milanit që nuk po kalon formë të mirë, siç shkruan e përditshmja braziliane, Corinthians deshi ta shfrytëzonte rastin për një marrëveshje huazimi, e cila ishte refuzuar me efekt imediat nga Los Blancos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›