E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu Duro zevendeson Mucen

Epidemia e ndërrimit të trajnerëve ka kapur së fundmi edhe skuadrën e Skënderbeut.

Humbja 1-3 me Besën e ka detyruar trajnerin Shkëlqim Muça të japë dorëheqjen nga skuadra korçare, presidenca e së cilës ende pa kaluar 24 orë ka gjetur pasardhësin e tij.

Debutimi i Duros në krye të pankinës korçare do të jetë supersfida e së hënes, Skënderbeu – Flamurtari. Përballja mes dy vendeve të para të Superligës, do të vendosë nëse korçarët do të futen në luftë për titullin kampion apo vlonjtatët do të jenë pretendentët e vetëm të këtij trofeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›