Galliani: Mos e fajësoni Gattuson

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani u ka kërkuar mediave që të mos akuzojnë Gennaro Gattuson për incidentet e shkaktuara nga "Rino" në sfidën ndaj Tottenhamit.
“Çfarë Gattuso bëri natyrisht se nuk është mirë, por ai u provokua rëndë. Natyrisht, ai është dashur të reagonte në atë mënyrë, por le të mos e hedhim gjithë fajin te ai”.
“Gattuso luajti 104 herë në Ligën e Kampionëve dhe ishte përjashtuar vetëm në vitin 2003 pas një përplasje me Zlatan Ibrahimovic, i cili tani është bashkëlojtari i tij. Sjellja e Milanit ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme nën lidershipin e Zlatan Ibrahimovic”, ka thënë Galliani.