Berisha dorëzon pyetësorin. Fule: Situata politike, jo sipas kërkesës së BE
(UPDATE) Kryeministri, Sali Berisha i dorëzoi në Bruksel, komisionerit për zgjerimin në BE, Stefan Fule dosjen me pergjigjet e pyetësorit për integrimin europian të Shqipërisë. Mbi bazën e përgjigjeve, të dhëna për 2284 pyetje, Brukseli do të japë vendimin për marrjen e statutit të vendit kandidat në Bashkimin Europian për Shqipërinë. Pas dorezimit të dosjes voluminoze, Berisha dhe Fyle dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Komisioneri për zgjerimin, në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Shqipëri. Parlamenti dhe situata aktuale në Shqipëri nuk është në të njëjtën linjë me atë që kërkon BE dhe institucionet evropiane u shpreh Fule.
• Topalli: Opozita të bashkëpunojë për integrimin
"Parlamenti dhe situata aktuale në Shqipëri nuk është në të njëjtën linjë me atë që kërkon BE dhe institucionet evropiane; përsa i përket respektimit të Kushtetutës transparencës dhe funksionimit politik. Shteti i së drejtës, lufta kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për një demokraci funksionale si dhe ekonomia kanë shënuar progres, sic dhe ne e diskutuam këtë cështje. Por gjithashtu sfidat përpara për vendin tuaj mbeten të mëdha. Gjatë diskutimit tonë vlerësova pozitivisht përsa i përket hapave të bërë, kriteret për liberalizimin e vizave, sidoqoftë përpjekjet për të përmbushur këto kërkesa duhet të ruhen dhe më tej”, u shpreh Fule.
Kryeministri Berisha nga ana e tij bëri të ditur arritjet e Shqipërisë në këto 18 vite. Lidhur me situatën politike kryeministri tha se Shqipëria ka të gjitha potencialet për transparencë të plotë dhe se i ka kërkuar opozitës të bëjë cfarëdo lloj amendimi për ndryshimin e sistemit elektoral.
“Mbetem i angazhuar për të bërë gjithë cfarë është më e mira për të dy këto drejtime si dhe duhet të qartësoj një gjë, kam ofruar dhe u ofroj liderve të opozitës të hartojnë cdo amendament dhe të ndryshojnë sistemin elektoral nëse duan. Do të votoj pa kushte, me të vetmin kusht që të kem dhe një opinion nga organizata ndërkombëtare për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme dhe do të punoj për të bashkëpunuar me opozitën”, tha Berisha.
Kukan: Shqiperia gati per liberalizimin e vizave
Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Kështu është shprehur më herët kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Eduard Kukan, gjatë konferencës "Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën", organizuar nga fondacioni Robert Schuman. Ndërkohë, Shqipëria dorëzon sot në Bruksel përgjigjet e pyetësorit për integrimin europian. Dosja me përgjigjet e 2284 pyetjeve do ti dorëzohet komisionerit për zgjerimin Stefan Fule nga kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha.
"Ne, e pamë vetë se të gjitha kriteret teknike janë përmbushur dhe se Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave. Ne urojmë që Komisioni Europian të shprehet sa më shpejt, në mënyrë që Parlamenti Europian ta përmbyllë këtë proces, sepse është një çështje shumë e rëndësishme dhe një hap tjetër shumë i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së. Ju, edhe një herë, keni mbështetjen tonë të plotë", ka deklaruar Kukan.
Ndërkohë, përsa i përket ngërcit politik në vend, Kukan tha se do të jetë me interes për Shqipërinë që e gjithë politika të kryhet me përgjegjësi. Ai tha se rruga evropianë për zgjidhjen e konflikteve politike është vetëm përmes institucioneve demokratike.
"Rruga europiane për të zgjidhur konfliktet politike dhe çështjet politike, është vetëm përmes institucioneve demokratike dhe proceseve demokratike dhe vendimet e ndërmarra nga këto institucione demokratike duhet të respektohen nga të gjithë politikanët. Bojkoti i parlamentit nuk është mënyra europiane e zgjidhjes së çështjeve politike. Mendoj se mesazhi që unë dhashë është mjaftueshëm i qartë. Do të jetë vërtet me interes për Shqipërinë që e gjithë politika të kryhet me përgjegjësi", tha ai.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e enjte , 15 prill 2010 ) < I mëparshmi