E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa, Turqia dhe gabimi i vitit 1815

Turqia po përjeton sot një transformim të madh social e kulturor, siç vërtetohet edhe nga ngjarjet e fundit. Kryeministri Erdogan, duke pasur parasysh interesin në rënie të shteteve europiane ndaj thirrjes së tij për anëtarësimin e plotë në BE, pas marrëveshjes së tregtisë së 1996, sot Turqia është duke rishqyrtuar në mënyrë të qartë pozicionimin e saj ndërkombëtar. Të lësh pas dore Turqinë në këtë moment do të thotë të përsërisësh gabimin që u bë në Vjenë më 1815 duke e përjashtuar Perandorisë Osmane nga sistemi Metternich, që garantonte sigurinë europiane, apo/dhe shpëtonte situatën ndërkombëtare në një status quo.
Kjo gjë, shkurtimisht, çoi në pasoja politike të pallogaritshme për të gjithë Europën. Izolimi i Perandorisë Otomane, tashmë i testuar nga krahasimi me fqinjin e fuqishëm: Rusinë (e cila në 1774 kishte detyruar Portën e Lartë të pranonte Traktatin e “Kucuk Kainnarge”), e raskapitur nga Lufta e Pavarësisë greke, problemet e vazhdueshme me vasalët ballkanikë dhe dy sulmet e Mehmet Aliut, i çoi në larjen e hesapeve në Luftën e Krimesë. Rusia, pas një shkëmbimi fjalësh për të ardhur keq midis sovranëve mbi çështjet fetare, e zvarriti Perandorisë Osmane në luftë. Situata degjeneroi shpejt në një masakër e madhe në tokën e Europës pas fushatave napoleonike.
Viti 1856 (fitorja e aleatëve kundra Rusisë në luftën e Krimësë) shënon fundin e dominimit rus në Ballkan dhe ç’është më kryesorja, por edhe gjetjen e një vetëdije kolektive të diplomacisë europiane: Turqia është Europë, por ishte tepër vonë. Pas Kongresit të Berlinit të 1878 dhe sidomos me luftërat e Ballkanit të viteve 1912-1913 ëndrra osmane tregoi të gjithë brishtësinë e tij.
Gjithsesi u ngrit, megjithatë, ideja e ripërtëritjes që do të shpërthente me forcë në vitin 1918, pas rënies definitive të perandorisë. çlirimi i Izmirit (i pushtuar nga grekët), nga ana e Mustafa Qemal-Ataturk, dhe paqja e Lozanës më 1923 janë dy etapa kryesore të politikës ndërkombëtare të udhëtimit të ardhshëm të popullit turk. Ataturku ia doli të shembë matricën kulturore osmaniste. Me të lind kombi laik turk dhe i gatshëm për një politikë të guximshme rinovimi, edhe pse duke ruajtur shumë tipare autoritare. Qysh atëherë, populli turk nuk është kthyer më në rrugën e pan-Islamizmit. Presidentit Inönü, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u hap për pluralizëm politik. Në vitin 1952 Turqia hyn në NATO dhe pozicionohet hapur pro Perëndimit.
Por nuk mungojnë çështjet e diskutueshme, siç është çështja e Qipros, presioni i rëndë i ushtrisë mbi qeverinë (nëpërmjet grushtet të shtetit), si dhe jo-pajtueshmëria me pakicat armene dhe kurde.
Gjithashtu, çka peshon mbi çeshtjen e BE-së, mbetet çështje rajonale: Turqia nuk është një shtet europian, thuhet nga shumë njerëz, duke harruar se i gjithë Mesdheu është pjesë e fushës së shahu gjeopolitik europian. Ky “liqen” i madh, i përdorur me lehtësi nga “hartografët” si kufi midis Azisë, Afrikës dhe Europës, në fakt është çdo gjë tjetër, por jo një kufi. Mesdheu është vend ose pikë takimi kulturor, ekonomik e sidomos diplomatik.
Dështimi për të kapërcyer këtë pengesë ideologjike nga gjeografët (dhe jo vetëm ata) po e çon sot Turqinë në krahët e fundamentalizmit islamik. Shenjat janë të gjitha, dhe janë shumë shqetësuese. është e panevojshme të përsërisësh këtu faktet dhe lajmet e kohëve te fundit. I dimë ato. Historia përsërit veten, (mutatis mutandis – duke ecur dhe duke ndryshuar), në qoftë se nuk mësojmë nga mësimet e saj.
Të përsëritsh sot gabimin e vitit 1815 do të thotë të humbësh Turqinë, me mbështetjen e ushtrisë së saj të fortë, dhe kjo do të thotë të hedhësh poshtë gjithë atë mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar një urë diplomatike të drejtpërdrejtë në atë zonë të paqëndrueshme, nga pikëpamja gjeopolitike.
Do të thotë të izolosh Turqinë dhe ta bësh atë më të dobët për veten e saj, para së gjithash, sidomos duke parë mundësinë e ndonjë provokimi të gjigantit rus. Dhe kjo do të thotë ta lësh atë të lirë të luajë kartat e saj nëpërmjet një aleancë vetëvrasëse me Teheranin, ose në mëshirën e ideologjisë të çmendur pan-islamike.
Duket aq e qartë se kufijtë tonë nëse ne i shikojmë ato pa miopi, janë shumë më larg sesa ju mund të mendoni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›