E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, zhdukjae 6-vjeçareshetim të afërmve

KUKES - Familjarët e Bleona Matës, 6-vjeçares së zhdukur që nga 22 maji i këtij viti, këmbëngulin në rrëmbimin e saj dhe jo në zhdukjen aksidentale (aksident apo dëmtim nga kafshët e egra). Për këtë, ata hedhin dyshime të forta mbi personat që kanë qenë së bashku me të atë pasdite në kullotën në periferi të fshatit, përfshi dhe njerëzit e afërt nga nëna e 6-vjeçares dhe nga babai i saj. "Dyshoj që të kenë gisht mbi zhdukjen e Bleonës vajzat që e shoqëronin atë ditë në kullotë. Se nuk ka se si të zhduket njeriu ashtu papritur e sapo është ndarë, siç thonë, me ata që ishte gjithë kohën. Të flasin vajzat, të tregojnë. Policia ta shikojë këtë punë", - thotë mes të tjerash Zamir Mata, i ati i vajzës së zhdukur. Ndërsa dyshimet e së ëmës janë më të forta. "Nëse nuk kanë dorë, vajzat dinë diçka për fatin e Bleonës. Ajo nuk është zhdukur aksidentalisht, por është marrë për birësim apo trafikim", - pohon Bukurie Mata, nëna e Bleonës. Teksa kërkimet e policisë vazhdojnë pa ndërprerë, përfshi dhe Kosovën, Maqedoninë e deri në Greqi, mësohet se një pistë kryesore e hetimeve është ajo e familjarëve dhe njerëzve të afërt të vajzës. Drejtues të policisë së Kukësit pohojnë se "është ushtruar kontroll dhe tek motrat e Bukuries, nënës së vajzës, por edhe në Kosovë e Maqedoni". Ndërkohë, prej ditësh për fatin e vajzës së zhdukur është angazhuar një grup nga Krimet e Rënda në Tiranë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›