E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa dhe ngjitja e frikes

22-09-2010 / Nga Enzo Bettiza La Stampa

Rezultati i votimeve suedeze merr nje kuptim qe e ben Suedine kampione te ndryshimeve te medha qe per disa vite po ndryshon gjithe skenen politike te Europes skandinave. Suedia njehere e nje kohe ishte e imunizuar ndaj stuhive neurozave dhe frikes endemike te perhapur ne rajonet jugore dhe lindore te kontinentit te vjeter. Rendesia historike dhe simbolike e asaj cka doli nga kutite e votimit skandinav shkon pertej llogarive te Majta dhe te Djathta.
Suedezet te mesuar per afro nje shekull me nje klime te mireqenies se blinduar te pasur gati infinite kane percaktuar me votat e tyre gati nje lloj eutanazie revolucionare I kane hequr spinen e oksigjenit Partise Social-Demokratike tashme te dobesuar duke imponuar per here te pare ne 80 vite nje renie katastrofike me me shume se 4 per qind. Gjithashtu per here te pare nje koalicion i moderuar i qendres se djathte te udhehequr me mencuri nga kryeministri Fredrik Reinfeldt dhe me perqindje te larte 491 nje hap nga shumica absolute ka arritur jo vetem ne permbushjen e mandatit te qeverise por mund dhe duhet te angazhohen edhe pse me disa probleme te mprehta ne formimin e nje ekzekutivi te dyte.
Ne historine lineare dhe neutrale te Suedise bashkekohore kryesisht e formuar dhe e kushtezuar nga dominimi social-demokrat nuk i kishte ndodhur kurre qe pas perfundimit te luftes qe konservatoret te rriteshin aq sa per te fituar dy mandate radhazi.
E dhena e pare qe doli nga qendrat e votimit eshte mbreselenese duke marre parasysh faktin e konfirmuar te revistes The Economist e cila tha me nje cinizem klinik se jemi perballe vdekjes se cuditshme te social-demokracise suedeze. Mjafton vetem te mendoni se para pese vitesh gazeta angleze The Guardian qe ka ndikim tek Partia Laburiste shikonte tek qeverite suedeze te qeverisura nga Olof Palme si shoqeria me e mire qe kishte pasur njohur ndonjehere bota. Per vite socialistet europiane dhe jo vetem europiane kishin admiruar tek skandinavet nje socializem demokratik te thjeshte dhe bujar njekohesisht duke kombinuar nje takse fiskale kerkuese dhe shpenzimet qeveritare masive me nje ekonomi te fuqishme dhe me nje cilesi te larte te jetes. Fqinje dhe te ngjashem Finlanda Danimarka Norvegjia madje edhe Holanda ishin duke u perpjekur te imitonin nje mesim te suksesshem qe ne vetvete permbante edhe nje tolerance te shquar dhe nganjehere te guximshem ne fushen e te drejtave civile te dhene shtetasve te huaj dhe emigranteve.
Pas vrasjes misterioze te Palme ne 1986 asnjehere te qartesuar deri ne fund hijet e para filluan te erresonin parajsen sociale te Stokholmit. Filloi te prishej harta e stabilitetit themelor politik dhe zune te hapen kllapa me mandate qeverisese te konservatoreve. Suedia me 1994 nenshkroi marreveshjen per pranimin ne BE. Me zgjerimin gradual drejt Europes Lindore pas-komuniste po dalin - edhe per suedezet tashme te lodhur nga modeli socialist me shume taksa dhe gjithashtu i bute me te huaj - dy probleme qe e gjithe Europa i pat njohur prej disa vitesh kriza ekonomike e kombinuar me krizen e emigracionit te pakontrolluar. Ne frontin ekonomik qeveria e konservatoreve te moderuar e zgjedhur me 2006 e kryesuar nga kryeministri Reinfeldt si dhe e administruar nga kreu i financave Borg ia arriti ta zgjidhte krizen me urtesi e kompetence pa cmontim te themeleve te sistemit shoqeror e demokratik por duke korrigjuar tejkalimet ideologjike dhe duke u kredhur tek nderhyrjet me liberale te cilat siguronin fleksibilitet me te madh operacional ne hapesirat private. Kompromisi doli i suksesshem produkti bruto eshte rritur kurse papunesia eshte ulur. Sot Suedia ze nje pararoje ne ekonomine globale. Kontrasti me gjendjen e ngadalshme te shume vendeve europiane eshte i dukshem.
Ne fund edhe kesaj Suedie ekonomikisht te sheruar dhe te stabilizuar po i qendron mbi koke i njejti rrezik qe sot po mundon se bashku me rajonet skandinave shume vende te tjera europiane. Rreziku merr trajta fort nevrotike ne Stokholm Helsinki Kopenhagen Amsterdam dhe ne pjesen flamande te Belgjikes. Pra pikerisht tek fidanishtet veriore te qyteterimit me te avancuar deri dje me te hapura per tolerancen kulturore dhe bashkejetese me te tjeret ne mergim me emigrantin qe kerkon buke dhe mbrojtje. Trashegimia e tolerances e bamiresise se njeriut e shfaqur fort ne tokat e veriut te ftohte nga protestantizmi dhe demokracia sociale u rrezua prej frikes se madhe ndaj te ndryshmeve te panumert qe enden sot deshperimisht ne te gjitha portet e kontinentit. Qarku i shkurter i prodhuar nga frika e vershimi masiv i nje frike stergjyshore qe me ngut dhe pa e kuptuar e percaktojme me retorike si ksenofobi edhe ne Suedine e civilizuar po i ndryshon balancat politike. Ketu ne fakt patem kesaj radhe edhe nje here te pare me kapercimin e pragut zgjedhor 4 perqindesh dhe hyrjen ne skene te se djathtes ekstreme te rioshit Jimi Akesson. Te zhdoganuar jo vetem nga deshtimi i social-demokrateve te Mona Sahlin por edhe duke fituar pike nga konservatori Reinfeldt suedezet demokrate te udhehequr nga Akesson kane arritur me sa duket me shume se 65 per qind te votave me parullen tua kthejme Suedine suedezeve. Situata eshte vecanerisht e pakendshme per Reinfeldt-in i cili me heret pat thene se nuk do ta prekte Akesson qofte edhe me doreza por qe tani mund te jete i detyruar ta marre ne koalicion. Fitorja e qendres se moderuar ishte per fat te keq jo e plote koalicionit i mungon nje pjese e vogel votash per te formuar nje ekzekutiv te qendrueshem.
Nuk e dime se cfare mund te ndodhe ne keto dite ne Stokholm por dime se frika eshte duke u perhapur ne veri. Ne Finlande po perparojne finlandezet e vertete te cilet i referohen plot ekstaze rritjes se dinjitetit tradicional. Ne Danimarke po rritet Partia e Popullit e cila e bazon fushaten e saj ne kercenimet ndaj emigranteve. Ne Holande kemi Partine e Lirise te Gert Vilders i cili ka 24 vende ne parlament dhe mban lidhje te ngushta me te afermit nacionaliste flamande belg te partise Vlaams. Te gjithe duke perfshire edhe radikalet nacionaliste te Budapestit ose Bukureshtit do te takohen ne fund te tetorit ne Amsterdam per te festuar legjendarin Vilders.
Shikohet me pak fjale se rasti suedez nuk eshte i larget dhe as i izoluar. Europa eshte bere e vogel kurse frika e cila duhet te studiohet dhe jo vetem te refuzohet me korrektesine anemike politike po behet gjithnje e me e madhe dhe me e gjithepranishme. Nuk eshte e mjaftueshme te denosh vec korpuset e keqija. Gjithashtu duhet te perpiqemi te kuptojme dhe te shpjegojme se pse po ndodhin gjithe keto levizje tektonike ne skenat politike nga Baltiku ne Danub.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›