Ministrat e Italise dhe Sllovenise apel te ri BE-se qe vizat per shqiptaret te hiqen ne nentorin e ketij viti

Ministrat e Jashtem te Sllovenise dhe Italise i dergojne leter Ministrit te Jashtem te Belgjikes Steven Vanackere per mbeshtetjen e integrimit te Ballkanit Perendimor ne BE dhe permbylljen e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen.
Permes dokumentit kerkohet te hyje ne fuqi brenda fundit te vjeshtes 2010 pra brenda Nentorit regjimi i lire i vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen.
Gjithashtu kerkohet ti kalohet Komisionit aplikimi i Serbise per anetaresim ne BE e po ashtu kerkohet planifikimi nga BE se si te lehtesoje dialogun Prishtine-Beograd
Ministria jone e Jashtme thote se letra eshte firmosur nga Ministrat e Jashtem te Italise dhe Sllovenise Franco Frattini dhe Samuel Zbogar derguan nje leter te perbashket.
Kjo eshte e katerta leter derguar Presidences se Keshillit te BE kete here presidences se radhes te BE specifikisht Ministrit te Jashtem te Belgjikes Steven Vanackere ku kerkohet mbeshtetja per procesin e zgjerimit te BE me Ballkanin Perendimor dhe zbatimin sa me te shpejte te liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen.
Pasi vihet ne dukje perpjekja e te gjithe aktoreve ne Ballkanin Perendimor pavaresisht krizes per pajtim dhe bashkepunim rajonal kerkohet nga BE te kape kete moment dhe ti ndihmoje vendet e rajonit te vazhdojne ecjen e tyre perpara drejt integrimit evropian .
Ne leter permenden iniciativa te tilla si Procesi i Brdos apo takime te tilla te nivelit te larte si ai i Sarajeves etj. si te parat e ketij lloji pas dekadash qe premtojne per besim ne nje te ardhme me te mira duke tejkaluar reminishencat e se shkuares. Ne leter shkruhet se Procesi i integrimit ne BE ka provuar te jete me te vertete mjeti me i fuqishem per te sjelle paqen demokracine stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik te vendeve te rajonit duke i ndihmuar ato te tejkalojne perfundimisht problemet e se shkuares.
Me tej ne leter dy ministrat theksojne se shpresojne qe Presidenca te vazhdoje procedimin ne perputhje me rrugen e percaktuar ne Selanik konfirmuar gjate rinovimit te konsensusit mbi zgjerimin me 2006-en dhe te ritheksuar se fundmi ne Sarajeve me qellim per ta bere perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor me te avancuar gjate muajve te ardhshem.
Nje paragraf i letres i kushtohet rendesise qe gjate takimit te tetorit te Keshillit ti kalohej Komisionit aplikimi i Serbise per anetaresim ne BE. Njekohesisht duhet te filloje planifikimi nga ana e BE rreth asaj se si te lehtesoje ne menyre te suksesshme nje proces dialogu mes Beogradit dhe Prishtines.
Me tej dy ministrat theksojne se eshte esenciale permbyllja e procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen ne perputhje me propozimin e leshuar nga Komisioni me 27 maj.
Keshilli duhet te siguroje nje grafik kohor pune me qellim qe te lejoje hyrjen ne fuqi te regjimit te lire te vizave per dy vendet ne fund te vjeshtes 2010 te siguruar se Komisioni vleresoi se te gjitha kushtet ishin plotesuar. Nje rezultat pozitiv dhe nje implementim i shpejte i procesit te liberalizimit te vizave do tu dergonte nj mesazh te fuqishem Shqiperise dhe Bosnjes dhe do te sherbente si nje nxitje per reforma te metejshme te orientuara drejt BE.