Standardi i presidences qe lexohet pas lojes hipokrite me ligjin e pronave
Edhe Partia Socialiste e Vertete 91 me kryetar dhe vetem nje anetar Petro Kocin mbeshtet moralisht Partine Socialiste sipas tij te pavertete te Edi Rames. Si keshtu more Petro Tradhtove anetarin e vetem qe besonte tek ty. Ndonese kjo mbeshtetje eshte vetem morale pasi vete Petroja as eshte parlament dhe as perfaqeson ndonje grup interesi por kjo nuk e ka frenuar te dale me nje komunikate per mediet. Neser Opozita e bashkuar Socialiste e vertete dhe e pavertete do te luftoje si luan ne parlamentin shqiptar kunder kthimit te ligjit te pronave per nje miratim te dyte. Presidenti Topi nuk dekretoi ligjin per pronat dhe e ktheu ate ne Kuvend. Mirepo ne faqen zyrtare te Presidences me shume sqarim juridik te motivimit te kthimit te ligjit me nr. 10308 date 22. 07. 2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.07.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar eshte nje shkelje syri qarqeve politike qe nuk donin qe ky ligj te miratohej dhe as te dekretohej. Presidenti i vendit gjykon se ligji vlereson se e drejta e prones dhe e gezimit te saj eshte nje nga kolonat baze te funksionimit normal te nje shoqerie demokratike dhe se garantimi i saj do te konsolidonte zhvillimin e shoqerise shqiptare. Por me qellim qe zgjidhja e ofruar te jete sa me prane standardeve te te drejtave te njeriut dhe atyre kushtetuese vendosa ta kthej ligjin edhe njehere per rishqyrtim ne Kuvend. Perpos se ky gjykim mbi nje ligj i shkon pershtat nje politikani te djathte i cili synon votat e ish-pronareve sesa nje Presidenti super-partes mbi partite politike cka do te thote mosangazhim ne luften e perditshme politike.
Sidoqofte zvarritja e ligjeve ne interes te pronareve behet me qellim qe prona te mos shkoje tek i zoti por tek vampiret e prones. Rasti i ish-ekspozites Shqiperia sot eshte flagrant per interesat e atyre qe ne cdo prone shikojne 20 perqindeshin. Presidenti edhe kesaj here nuk tregoi as urtesi dhe as mencuri. Askujt nuk i shkon ne mendje se qeveria Berisha ben ligje per tu marre prona pronareve legjitime pasi kjo do te ishte e pabesueshme dhe jo legjitime. Argumenti se ka vendosur nje here Gjykata Kushtetuese sbesohet si e vertete pasi nuk ka komision ligjesh injorant te paraqese te njejtin ligj tre here.
Te gjithe e kane kuptuar se ligji i kthyer ne parlament nga Presidenti Topi parashikon ndash sipas qeverise Berisha ndash te rregulloje abuzimet e meparshme ndaj pronareve legjitime. Nese dikush ka marre token e tjetrit me letra fals per shembull e zbulohet toka nuk mund ti kthehet te zotit por i mbetet mashtruesit. Ky eshte standardi i Presidentit Topi Dhe kjo eshte e papranueshme per nje maxhorance qe per pronaret ka nje perkujdesje te vecante. Edi Rama ka frike se prona u shkon pronareve dhe humb ato 150 padi qe ka ne gjykaten e Tiranes per tjetersim prone. Qindra gjyqe jane te hapura prej shume vitesh ne gjykate ku e paditur eshte Bashkia dhe vete kryebashkiaku. Jane me qindra rastet kur bashkia e Tiranes ka shkelur te drejtat e qytetareve me te dy kembet. Keto gjyqe vazhdojne te jene te hapur pasi ligji nuk ka fuqi mbi Bashkine pasi KLD-ja e drejtuar nga Presidenti Topi as qe e vendos ujin ne zjarr per te drejtat e njeriu. Jane pothuajse 4 vjet qe Presidenti Topi kryeson KLD-ne dhe ne mandatin e tij numri i emerimeve te gjyqtareve por dhe ndryshimet ne sistemin gjyqesor ndonese kane qene nga me te shpeshta sistemi eshte me i korruptuar se kurre me pare. Presidencen Topi eshte kaluar nga pragu i vonimit te masave per gjykates te caktuar qe ka abuzuar hapur me ceshtje e tyre dhe se ende nuk eshte arritur te perfundohet nje shkalle vleresimi per gjyqtaret. Akoma KLD-ja e kryesuar prej tij i emeron gjyqtaret ne kushte aspak transparente sic u shpreh Dhoma kombetare e avokateve. Eumlshte koha qe presidenca te mbaje pergjegjesite e tij per deshtimin e sistemit te drejtesise ne bend dhe kapjes se tij nga korrupsioni.