E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje liber qe zevendeson nje permendore

22-09-2010 / Nga Kostaq Xoxa

16 shtatori sapo ka kaluar. Na kujton Pezen dhe thiken prapa shpine. Na sjell ne kujtese mizorine e ngritur ne piedestal. Na perkujton tradhtine kombetare te Enver Hoxhes te atij personi qe u be diktatori i Shqiperise komuniste duke u kacavjerre si kulpera perreth njerezve me te urryer te kombit tone emisareve te Titos Mildain Popovicit dhe Dushan Mugoshes.
Peza kishte nevoje per permendoren e nje personaliteti te cilin e cmonin se tepermi nacionalistet e ndershem ne lufte kunder okupatorit por edhe nacionalclirimtaret nje pjese e mire e te cileve si idealiste per nje Shqiperi te lire u tradhtuan ne ndjesite e tyre me intime. Mustafa Gjinishi ishte njeriu i sinqerte me kulture me atdhedashurine ne shpirt heroi i Pezes qe grumbulloi rreth vetes luftetaret e pare per liri. Njihte pese gjuhe te huaja. Ishte serioz dhe i dashur dhe kishte reputacionin e nje personi te ndershem. Intrigat ishin te huaja per te. Ne kete pikepamje ndryshonte kryengulthi me aventurierin Enver.
Por komunizmi ishte joshes dhe ne mode ne ate kohe. Ishte si ajo drita e llambes qe afronte fluturat rreth vetes dhe qe i shkrumbonte duke u djegur flatrat me pare. Te huaj me paragjykimet e se keqes na u ofruan per ndihme me synimet qe ta perdhosnin luften e shenjte te popullit tone per liri e per demokraci. Qene perfaqesuesit e armiqve shekullore te kombit tone me prapamendimet qe te vinin ne zbatim qellmet shoviniste te Josif Broz Titos. Ky shoven u orvat qe ta shtrinte veprimtarine e tij gllaberuese edhe ne Italine e brishte si fuqi qe doli e mundur nga L.II Boterore per te zhvatur Italine verilindore Istrian Triesten Venecie-Xhulian Polon. Por pati perballe nje atdhetar te ndritshem si Alcide de Gasperin nje intelektual te flakte qe i paralizoi synimet grabitqare te emisareve te Titos.
Te ne ndodhi e kunderta per shkak te ambicies arriviste te nje njeriu me moral te perfolur qe u be vasali i peshtire i emisareve qe erdhen nga veriu kinse per te ndihmuar luften tone kunder pushtuesve. Ky njeri Enver Hoxha kishte nevoje te afirmohej fillimisht ne Peze nga njeriu i cili kishte dale nga burgu i Peqinit me ndihmen e nje aksioni te Mustafa Gjinishit. I cliruari nga burgu i Peqinit ishte pikerisht Miladin Popovici prirjet antishqiptare te te cilit Mustafa i nuhati qe ne fillim te heres.
Dhe keshtu heronjte e rreme moren dafinat ne Peze ndersa heroi i vertete i Pezes u vra prapa shpine me 24 gusht 1944 nga antishqiptari E.H. i cili tanime ishte bere i plotfuqishem. Me hipokrizine e tij qe e kishte ne gjak shpalli ne cilesine e Komandantit te Pergjithshem zine kombetare prej tri ditesh. Por nuk vonoi qe ta zhvarroste nga varrezat e deshmoreve dhe me mllefin e disa varrosje-zhvarrosjeve te njepasnjeshme ta bente varrhumbur. Luftetari i vertete i qendreses kunder okupatorit u shpall tradhtar armik dhe u hoq edhe nga lista e deshmoreve. Motra e tij Xhemile partizane ne moshen me te re u internua ne fshatrat me te humbura te jugut te vendit tone. Nexhmije Hoxha i kishte hedhur nje veshtrim si prej armikeje ne nje mbledhje te hershme te gruas para se ti pllakosnin mjerimet e mevonshme. Ne shkresat e gjurmimeve te invazoreve italiane ajo emertohej zonjusha Xhemile. Tani na ishte bere armike nga nacionalclirimtaret ne fuqi
Ajo ndihej e braktisur per shkak te luftes se eger e klasave. Myslim Peza qe e kishte si bir Mustafa Gjinishin dhe si bije Xhemilen kur i erdhi shkresa e internimit nuk e priti as ne shtepi. E harroi baba qe skishte lene fjale te zeze kunder E.H.-s kur iu vra pabesisht Mustafa. . . Madjeacute na paska shkruar edhe nje liber-ditar me titullin Kur dhashe besen qe tani e quante Mustafaen si agjent te anglezeve
Ky liber eshte enigme. Ka gjasa qe te jete nje manipulim. Enveri ishte usta ne keto manovrime. Ose te vriste ose te joshte.
Nostalgjia ka aq rrenje te thella te ne per shkak te mosdenoncimit te Stalinit ne vitin 1956 sic bene vendet e kampit socialist per te ruajtur karrigen e E. H.-s sigurisht sa qe cdo i shpallur si armik do te vuante te zite e ullirit. Shpirti i Xhemiles e di se cka hequr. Ajo ofshani Mallkuar qofte kanibali i vellait tim. Sa me shume kalon koha sa me shume qe i afrohemi Perendimit aq me shume na kujtohet ajo formula e thjeshte e shumes konstante te dy numrave natyrore. Sa me shume zmadhohet njeri aq me shume zvogelohet tjetri. Me rritjen e emrit te M. Gjinishit te lene ne harrese emri i vrasesit te tij E. H.-s do te zvogelohet. Ne bashkesine e numrave natyrore nga 0 ne 10 ne formulen a - b = S=10 kur a= 10 do te kemi b=0.
Vertet M. Gjinishi he per he eshte thuajse i lene ne harrese. Vecse atij i eshte ngritur tanime nje permendore. Kete permendore virtuale ia ka ngritur Astrit Kaziu i nipi i Mustafes me librin e tij te dokumentuar Legjenda e Gjinishit perballe se vertetes. Nuk do te vonoje qe Peza te nderohet me vepren skulpturore qe meriton ne sheshin me te mire te Pezes. Ne ate cast emri i E. Hoxhes do te bjere ne zero Urojme qe te jetesohet sa me shpejt Rezolucioni i AP-se se KE-se per denimin e krimeve te diktatoreve dhe te shpures se tyre qe eshte shkelur me kembe nga enveristet tane. Dhe keta properendimore te improvizuar kane pafytyresine te jene tani me europianiste se gjithkush ne synimet per rrembim pushteti si ne kohen e arte te tyre te 97-s Jane bash ata qe e akuzuan pabesisht M. Gjinishin si spiun te anglezeve gjate luftes Libri i A. Kaziut verteton falsitetin e ketyre akuzave te sajuara ne meandrat e falsiteteve terroriste.
Por e ardhmja e vendit tone tanime ka kahe tjeter.

Ne nje dialog te paraluftes te shkruar ne nje liber kujtimesh gjejme fjaline e Gjinishit qe eshte nje tipar dallues i karakterit te tij Une shokun se tradhtoj kurre. Meqe episodin e kam permendur ne nje artikull te para pak diteve po e permbledh shkrimin ne pak rreshta
Kur ishte pa pune para luftes Mustafait i vjen ne ndihme nje drejtor gazete dashamir i tij. I propozoi vendin e gazetarit. Ia njihte vlerat e tij qe kur shkruante ne Laboremus
-Degjo Mustafa une te njoh fare mire dhe te dua. Une e di qe ti je djale me karakter e i beses. A do te me japesh fjalen e nderit te jesh korrekt dhe te mos besh ndonje brockull
-Kurre. Une shokun se tradhtoj kurre.
-E di. Ndryshe nuk te merrja. Po te emeroj redaktor te politikes se jashtme me nente napolona ne muaj. Dakord
-Me duket si e pabesueshme.
-Eja me mua.
E shpura ne dhomen e tij dhe i dhashe materialin per te punuar.
Isha shume i kenaqur nga puna e tij.
...Dhe Mustafa Gjinishi mbeti ne gazete dhe se luajti as topi gjer me 7 prill 1939 kur pushtimi i Italise na permbysi te gjitheve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›