E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa eshte me ne

Me se fundi procesi teknik i liberalizimit te vizave per Shqiperine po i afrohet stacionit te fundit. Sot eshte padyshim nje dite per tu gezuar. Dhe per te besuar per nje ardhme me te mire per qytetaret e Shqiperise Europa nuk na ka harruar dhe ajo do te vazhdoje te na ndihmoje edhe kur ne e kemi aq te veshtire te ndihmojme vetveten.


Edhe atehere kur zhvillimi i vendit shpesh na ben pesimiste te medhenj. Edhe atehere kur ne vend qe ta shikojme te keqen brenda jo rralle ia hedhim fajin Europes per vonesat tona te liga. Kjo dite nuk duhet harruar.


Europa na ndihmon edhe perkunder paudhesive tona.
Dhe duke patur parasysh te ardhmen me shume se vete udhetimi pa visa duhet te na gezoje ajo cka per shekuj me rradhe nuk arritem ta ndertonim dot besimin se Europa eshte ne krahun tone. Me vendimin e djeshem ajo tregoi se nuk na ka braktisur ne fatin tone por perkundrazi eshte me shume se kurre prane nesh.


Nje mesim i madh ky edhe per ne. Qe te fillojme te mendojme si europiane. Vetem duke menduar keshtu do te mund te kuptojme vleren e jashtezakonshme te ketij akti.


E pare si europian kuptohet se nje vendim i tille nuk eshte i lehte per Europen e sotme. eshtjen e vizave Europa e sheh ne rradhe te pare si nje ceshtje sigurie. Pavaresisht rolit te madh te Komisionit Europian ne pershpejtimin e ketij procesi jane ne fund te fundit vete vendet europiane ata te cilet do te presin pasojat.


Dhe midis tyre me te rendesishmet do te jene ceshtjet e sigurise dhe emigracionit. Politika e vizave eshte para se gjithash nje politike sigurie. Kuptohet pra se nje vendim i tille nuk ka qene i thjeshte per Shqiperine dhe Bosnjen.


Ne kete kuptim edhe pse gezimi ne nje rast te tille eshte plotesisht legjitim ai duhet te shnderrohet shpejt ne nje seriozitet te jashtezakonshem per individin shoqerine dhe shtetin shqiptar. shte e vertete se qe nga fillimi i 2008 kohe kur vendeve te Ballkanit iu dha nje udherrefyes prej 50 kriteresh per tu zbatuar mobilizimi ishte i madh.


Por a do te ndodhe neser serish si ne cdo te neserme zhvillimesh te ngjashme qe ne ti kthehemi zakonit tone te vjeter pra ti leme gjerat pergjysme A do te vazhdoje psh kontrolli kufitar si ne ditet e monitorimit te tij


A do te vazhdoje te jete ai po aq efikas apo si jo rralle here dicka do te kete ende ate forcen e paperballueshme te afte te ngreje trare doganash Cili do te jete nje dite me pas fati i luftes ndaj krimit te organizuar me shembuj vitale te te cilit po ndeshemi cdo dite


Per te mos vazhduar me pas me nje sere kushtesh te tjera si bashkepunimi me agjencite europiane te ngarkuara me respektimin e ligjit apo lufta kunder imigracionit klandestin.


A do te jemi ne ne gjendje te bindim qytetaret tane te cilet vijne nga nje jete e veshtire e plot mungesa se heqja e vizave nuk do te thote se ti mund te qendrosh me shume se 90 dite ne hapesiren Shengen dhe aq me teper nuk eshte e pelqyeshme te besh te njejten gje qe shume nga bashkatdhetaret tane te Serbise apo Maqedonise ben pak kohe me pare pra te kerkosh azilin politik


Vendimi i madh e perfundimtar ende nuk eshte marre. Ai u takon perfaqesuesve te vendeve anetare te cilet do te mblidhen ne Keshillin e Ministrave me 8 nentor 2010. Disa nga keto vende ne menyre te vecante te prekura nga imigracioni illegal jane me te drejte te shqetesuar.


Le te kuptojme se jemi perballe nje sfide te madhe perballe nje besimi qe na u dha. Nuk duhet te ndodhe me si jo rralle here me pare qe gezimi ia le vendin zhgenjimit apo qe pas cdo hapi perpara vijne dy te tjere qe na bejne pas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›