E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mogulet mediatike qe te kallin daten

Nuk di nese ju kujtohet qe mbremjen e dites kur Rama e Berisha u nisen per te darkuar ne Strasburg ne ate lokalin me emrin Krokodil ne shoqerine e nje grupi eurokratesh Fevziu improvizoi shpejt e shpejt nje debat ne studion e programit te vet te perditshem.


Tema ishte e gatshme dhe e shtruar ne formen e nje pyetjeje Do te merreshin vesh dy udheheqesit tane ne restorantin e qytetit alsazian Nuk mbaj mend saktesisht se kush ka qene ne ate studio por di qe Sander Frangaj ka qene i ulur ne qoshen e zakonshme si zot shtepie.


Ate nate ishin te gjithe duke pritur me plot shprese sapo ishte nderprere greva e urise perballe kryeministrise dhe makina e prishur e propagandes socialiste po punonte ne favor te tezes se Berisha do te terhiqej dhe se votat do te rinumeroheshin ndersa une po e ndiqja debatin me synimin per ta lexuar situaten ne sjelljen e padronit te TV Klanit i cili ka vite qe eshte njeriu me i afert i kryeministrit te vendit. Dhe nuk dola huq.


Sandri ishte i qarte dhe i lexueshem ne fakt Sandri eshte i llojit te Berishes te dy jane te lexueshem jane edhe kur nuk duan te jene.


dua te them Ne nje moment te debatit kur dikush nga njerezit e Rames ne ate studio po bente aluzionin se Berisha do te kthehej kokulur nga qyteti franko-gjermanik Sandri leshoi nje nenqeshje qe rendom e leshon nje njeri i mirinformuar teksa eshte duke degjuar ca njerez qe shesin hamendjet per sigurira dhe tha dicka qe ne forme te perafruar bente keshtu O budallenj Berisha nuk do te terhiqet asnje cike kush te doje le te vere bast me mua.


Natyrisht askush nuk vuri bast. Ndersa une e fjeta mendjen Kriza nuk do te zgjidhet. Rama eshte duke genjyer te vetet. E fika televizorin e qysh atehere nuk e kam ndjekur me Fevziun. Kuptohet as Frangajn Lubonjen e gjithe te tjeret te cileve u bie rruga shpesh nga studioja e tij.


Morali i fabules nuk eshte qe Saliu e Sandri jane bythe e breke. Kete e dine te gjithe ngaqe lidhjen e tyre nuk e ka fshehur as njeri as tjetri. Morali i fabules eshte qe - po perdor nje shprehje te marre nga shkrimi i fundit i Paul Krugman-it ne gazeten New York Times me titull Fear and Favor - ministri i propagandes ka marre nen kontroll politbyrone. Nuk eshte ashtu sic mund te mendohet d.m.th. qe Sandri eshte vegel e Saliut. Keshtu ka qene ne fillim fare.


Tani ka kohe qe Saliu eshte ne duart e Sandrit. Dhe kjo pune Saliut i eshte shnderruar ne kompleks prej te cilit vuan jo pak por ska nga tia mbaje. Doni te kuptoni komplekset e Saliut shte shume e thjeshte. Brockullat me te medha ose terbimin me te madh ai i shpreh sa here qe perndiqet prej komplekseve te veta. Kur Rama vizitoi Tropojen per here te dyte a te trete ai u terbua aq shume sa doli para kamerave dhe e cilesoi Ramen vrases te Tropojes e te tropojaneve.


Te gjithe e dine se Rama mund te paditet per gjithe felliqesirat e mundshme qe kane ndodhur ne Shqiperi dhe ne Ekuador ne daci por me Tropojen ai ska pasur asnje lidhje. Po pse atehere Berisha i tha vrases i tropojaneve Sepse vuan vete prej kompleksit te vrasesit te tropojaneve.


Po kthehem serish aty ku isha Kur perpara disa muajsh Carlo Bollino ftoi Berishen e Ramen ne nje takim gazetaresh italiane e shqiptare kryeministri tha midis te tjerash se ju e dini une nuk jam si te tjeret nuk jam i varur nga pronaret e media-s dhe axhenden time nuk e percakton media.


Ta kish per marredheniet e Rames me televizionin Top-channel kete fraze Ska gjasa pasi ne ate periudhe Top-channel-i ishte si eshte sot d.m.th. me nje politike te shtruar e te veten editoriale por pa dhembe per te kafshuar.


Keshtu qe fraza e Berishes vinte prej komplekseve me te cilat ate e ka ngarkuar marredhenia me Sandrin e me TV Klanin. Sandri i ka sherbyer boll atij dhe ai tanime jo thjesht per merite te TV Klanit eshte kryeminister fuqiplote por me fuqiplote se ai eshte Sandri vete.


Nuk ka gje qe Sandri ta doje e te mos e marre dhe ne kete mes nuk i eshte bere pengese as Edi Rama perkundrazi ky i fundit nuk ia ka prishur per asgje. Pervec kesaj Sandrin e ka ure per tu lidhur here pas here me Berishen. Kush Rama pra.


Te kuptohemi nuk eshte se me interesojne punet e Sandrit ne kete mes. Holle-holle as qe i di punet e tij. E as qe dua ti di. Mua me interesojne marredheniet klienteliste te pushtetit e te politikes me mass-media-n dhe ato marredhenie te ndervaresise politike-media te cilat nga njera ane e largojne median nga publiku dhe procesin e vendimmarrjes nga syte e publikut dhe nga ana tjeter e fuqizojne politikisht mass-median ne kurriz te integritetit e pavaresise se establishment-it drejtues.
Nuk jemi tek nje problem thjesht shqiptar.


shte nje fenomen qe po verifikohet kudo deri dhe ne Britanine e Madhe disa media te se ciles perfshire BBC-ne i kemi konsideruar nga larg si modele te gazetarise se vertete. Kohet e fundit nje reporter i gazetes News of the World gazete e mogulit te frikshem Murdoch u kap me presh ne duar duke pergjuar voicemail-at e njerezve te rendesishem madje dhe voicemail-at e disa anetareve te familjes mbreterore.


fare ndodhi Policet e Scotland Yard-it nuk e moren me shume zell kete pune ndersa shefi i gazetes u gradua pak me vone si drejtori i departamentit te komunikimit ne qeverine konservatore te Cameron-it.


Dhe vini re Kjo qeveri po i meshon idese se shkurtimit te fondeve te BBC-se ngaqe ne kete menyre - kjo eshte pandehma e Krugman-it - televizioni i famshem publik i Britanise se Madhe mund te konkurrohet me mire prej hordhise mediatike te Rupert Murdoch-ut News Corporation.


Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte me keq se sa kaq. Televizioni Fox News eshte shnderruar tanime ne nje zyre kuadri ku zgjidhen kandidatet republikane per postin e presidentit te Amerikes. Ne fillim televizioni Fox News i mbeshteste kandidatet republikane e konservatore. Tani i zgjedh vete.


Nese Mitt Romney nuk u pelqen boss-eve te Fox News-it ngaqe nuk iu vjen sipas midese ata fabrikojne kandidate te tjere qe e kane emrin Sarah Palin Newt Gingrich Mike Huckabee and Rick Santorum.


E jo vetem kaq. Ka gjithashtu nje lidhje te forte mes televizionit Fox News dhe miliardereve qe jo vetem modelojne levizjen e doktrinen konservatore por edhe animojne e ndezin debatin publik.


Krugman duket sikur na ben te gjitheve nje pyetje Ju cuditeni qe dalin shkencetare dhe mohojne rolin e dores se njeriut ne ndryshimet klimaterike qe dalin ekonomiste dhe thone se ulja e taksave per te pasurit prodhon rritje e zhvillim qe dalin strategjite e thone se duhet te bejme jo vetem lufterat qe na imponohen por edhe lufterat qe duam te bejme qe dalin avokate dhe mbrojne praktiken e torturave Dhe pergjigjen nuk e le pezull.


Ai le te nenkuptohet se te gjithe keta jane te paguar mire per te thene ate qe thone nga nje grusht familjesh ultra te pasura te cilat keshtu fitojne lirine per te ndotur mjedisin per te shtuar pasurite per te pasur akses ne vendimmarrje e per te pasur nje rol e ndikim me te madh politik.


Ne permasa te tjera e ne stil shume te provincializuar e njejta gje po ndodh ne Shqiperi. Nuk eshte se dikush ketu po perpiqet te imitoje dike a dicka ne Amerike. shte tahmaja per te sunduar e per tu pasuruar kjo tahma eshte e njejte si ne Washington si ne Tirane qe ben te mundur perafrimin e homologimin e sjelljeve.


Njerezit e pushtetshem duan te qeverisin sa me gjate e te mbulojne sa me mire prapesite e tyre e per kete u lipset mass-media mogulet mediatike duan te rrisin pasurine e fuqine e per kete vihen te shfrytezojne nevojen e pushtetit. Ia trukojne fytyren ketij te fundit dhe ne kembim kerkojne favore akses ndikim.


Vjen nje moment kur mogulet behen me te pushtetshem se sa vete pushteti. E terheqin per hunde kete te fundit dhe e fusin ne qorrsokak. Tok me vendin qe pret e meriton te qeveriset.


Post Scriptum Me qe jemi ketu e dini se si zuri fill ideja per te ndertuar rrugen Durres-Kukes Tregojne si me te qeshur se Berisha Frangaj e Fevziu ktheheshin se bashku nga Kosova. Kaluan Morinen dhe hyne ne rrugen e keqe qe te sillte nga Kukesi ne Tirane. Ishin ne te njejten makine. Ne nje cast degjohet Frangaj eshte kjo dreq rruge keshtu Shume e keqe eshte - ia pret Berisha.


Doktor pse nuk i futesh ta besh eshte rruge qe lidh kombin - shtyn biseden Fevziu. Kushton shume - ia kthen Berisha. Beje le te kushtoje do te hysh ne histori - nderhyn Frangaj.


Sander nuk e perballojme dot kemi buxhet te vogel FMN-ja nuk eshte dakord - kundershton idene Berisha. Doktor ca FMN-je mor burre futi nje kredi te madhe jepja ndonje kompanie me emer qe ta beje shpejt e shpejt dhe hyn ne histori - kembengul Sandri. Beje me kater korsi bile - i jep gaz Fevziu. Jo mos ia fut kot tani Fevzi - ia ben Berisha dhe ia fut te qeshures me fantazine e Fevziut. eshte kjo me kater korsi - dhe qesh perseri me te madhe.


Te nesermen Sali Berisha shkoi ne studion e Fevziut dhe deklaroi se gjate mandatit te pare te qeverisjes do te ndertoje rrugen e Kombit me kater korsi vepren me te madhe ne historine e Shqiperise. Jozefina Topalli e kapur nga dalldia folklorike ka dashur qe ti veme emrin Sali Berisha kesaj rruge. Me sa duket nuk e di kete anektode e cila na sugjeron emer tjeter Rruga e Kombit Frangaj Fevziu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›