E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pronat ndryshon ligji kur nderpritet legalizimi

Proceset e legalizimeve dhe kthimit e kompensimit te prones ka pesuar dje disa ndryshime te rendesishme me miratim te qeverise. E para lidhet me demshperblimin e ish-pronareve ne tokat e te cileve jane ndertuar objekte pa leje dhe qe jane ne proces legalizimi.


Referuar ligjeve Per krijimin e fondit special te kompensimit te pronave Per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje dhe Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar me propozimin e ministrit te Drejtesise qeveria ndermori disa ndryshime qe lidhen me kompensimin e pronareve ne pjesen e dokumentacionit.

Nenet e para qe ndryshojne lidhen me afatet duke i lene te papercaktuara. Ne piken 6 shtohet nje paragraf ku thuhet Ne rastet kur nuk eshte e mundur te dorezohet prokura e posacme sipas shkronjes lsquoc te pikes 6 secili bashkepronar apo nje pjese e tyre paraqesin kerkese individuale apo te perbashket per pjesen takuese ne pronen qe kompensohet.

Me tej ne vendim percaktohet se nese kerkesa paraqitet nga nje pjese e bashkepronareve ajo shoqerohet nga prokura e posacme e nenshkruar prej tyre ku si tager i nevojshem te jete edhe e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te tyre.
Ne rastin e kerkesave individuale te secilit bashkepronar apo te nje pjese te tyre per cdo aplikim te kryer paguhet tarife sherbimi pavaresisht se i perket te njejtes pasuri te paluajtshme. Gjithashtu grupi i punes brenda 60 diteve nga data e paraqitjes se kerkeses kryen veprimet e duhura te verifikimit. Subjektet perfituese kerkesa e te cileve nuk eshte pranuar per mungese dokumentacioni gjate procedurave te meparshme kane te drejte te riaplikojne pas plotesimit te mangesive te konstatuara. Keto subjekte nuk paguajne tarife sherbimi nese provojne pagimin e saj gjate aplikimit te meparshem.

AKKP-ja realizon ndarjen e fondit te kompensimit te pronave ne vlere proporcionale me masen perkatese te parashikuar ne listat bashkelidhur vendimeve te Keshillit te Ministrave qe percaktojne shperblimin e pronareve per pasuri te cilat preken nga ndertimet informale deri ne te njejten mase te perfituar nga subjektet e kompensuara me pare.

Kesaj here me propozim te ministrit te Puneve Publike dhe Transportit qeveria vendosi ndermarrjen e disa sanksioneve ndaj objekteve qe nuk duhen futur ne procesin e legalizimeve.
Ne piken 2 te kreut I te ligjit behet ndryshimi sipas te cilit objekti i ndertuar pa leje ose shtesa e siperfaqes tej lejes se miratuar nuk kualifikohet per legalizim ose nese eshte kualifikuar legalizimi nderpritet ne cdo kohe perpara leshimit te lejes se legalizimit sipas nenit 28 te ligjit.

Legalizimi nderpritet edhe ne rast kur objekti shkel vijen e ndertimit ne rruget e kategorise se pare te dyte dhe te trete te parashikuar nga plani i pergjithshem rregullues studimet urbanistike apo projektet e vecanta infrastrukturore rrugore te cdo niveli te miratuara a ne proces. Gjithashtu nderpritet procesi kur ndertimi cenon zbatimin e projekteve per zona turistike zona komerciale dhe rekreative zonat ekonomike parqe dhe impiante industriale per te cilat ka studime te miratuara ose ne proces.

Pas pikes 8 te kreut II shtohet nje pike ku thuhet se kur objektet ndodhen ne kushtet e moskualifikimit per legalizim organet shteterore pergjegjese kane te drejte ti kerkojne ALUIZNI-t nderprerjen e legalizimit duke specifikuar dhe shkakun konkret sipas pikave 2 e 3 te ketij vendimi per te cilin ALUIZNI eshte i detyruar te nderprese procesin.

Kerkeses duhet ti bashkelidhet detyrimisht dokumentacioni provues. ALUIZNI eshte i detyruar qe brenda 2 javeve nga data e depozitimit te kerkeses tu konfirmoje nderprerjen e procedurave organit shteteror pergjegjes dhe personit te interesuar per legalizimin e ndertimit pa leje. Ne rast se me kalimin e ketij afati ALUIZNI nuk ka konfirmuar ose ka refuzuar nderprerjen e legalizimit organi shteteror pergjegjes ka te drejte tlsquoi kerkoje Keshillit te Ministrave pezullimin e procedurave te legalizimit te objekteve pa leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›