Matrapiku pa vize
Sadriu eshte shtrire sa gjere gjate ne stolin e drunjte me skelet prej hekuri te skalitur. Dy vite me pare kur ai shesh u ribe perreth statujes se Ushtarit te Panjohur stoli ishte i bardhe dhe me listela te drejta. Sot eshte e shtrember dhe i zberdhulet por eshte shtrati ditor i burrit qe flet me theks te rende verilindor.
Pak me tutje ngulur pingul mes pllakave te reja te betonta te trotuarit prej nga shihet kollaj Skenderbeu mbi kale selia e PD-se Sahati i Tiranes dhe xhamia e Ethem Beut eshte arma e punetorit te papune nje matrapik gati nje meter i gjate i markes Bosch.
Sadriu ngrihet menjehere sapo i afrohesh. Do pak kohe per tu cmpire nga qendrimi i gjate shtrire mbi stol. Pezmatohet kur kupton se atij qe u afrua nuk i duhet as ai as vegla e tij matrapiku.
Duhet vetem fjala e tij cfare do te beje ai diten kur shqiptareve dhe boshnjakeve do tiu hiqet regjimi i vizave ne kufijte e shteteve qe kane nenshkruar marreveshjen Shengen. E shiqon at matrapik - thote dhe pastaj vetem nenqesh.
Si puna e Sadriut te papune jane shume tek Ushtari i Panjohur vend takimi dhe qendrimi per punetoret me meditje ne Tirane me se shumti zanatcinj dhe punetore krahu.
Pune nuk ka. Edhe dje si cdo dite nese parkoje anash rruges qe te con te Nentekateshet burrat e papune brofin duke te te pyetur nese ke nevoje per punetore.
Ata ende nuk e kishin marre vesh kryelajmin e dites votimin ne PE qe ndoshta do tiu jape fund kete vit rropatjeve denigruese te shqiptareve perpara selive konsullore te vendeve evropiane anetare te nismes Shengen. Me shumice votash anetaret e PE-se mbeshteten keshtu apelin e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon.
shte hapi i parafundit. I fundit pritet nje muaj me pas kur ministrat e brendshem evropiane duhet te miratojne propozimin legjislativ qe propozonte ne maj Komisioni dhe nese votohet pro liberalizimi i vizave edhe per shqiptaret mund te hyje ne fuqi 20 dite pas dates se publikimit te vendimit pra ne ditet e fundit te dhjetorit 2010.
Keshtu 20 vite pas renies se perdes te hekurt mes vendeve te ish-lindjes komuniste dhe atyre te Evropes Perendimore edhe shtetasit shqiptare te pajisur me pasaporta biometrike mund te kene te drejte te levizin ne vendet e hapesires Shengen per nje periudhe 90 ditore. Por as per te punuar as per te studiuar.
Sadriu thote se nuk e ka ende pasaporten e re biometrike te sigurise se larte qe prodhohet nga firma franceze Sagem per nje cmim rreth 50 euro. Nuk ka pasur aq leke sepse eshte buka e pese femijeve per nje jave - sic thote. Por shton se do ti marre borxh nese nuk gjen pune dhe nuk do te rrije pa shkuar te nje kusheri qe jeton prej vitesh ne rrethinat e kryeqytetit belg.
Qeveria shqiptare ka marre zotime para autoriteteve te BE-se se do te sensibilizoje qytetaret e vet se liberalizimi i vizave nuk do te thote leje punesimi apo qendrimi pa afat ne vendet e hapesires Shengen. Spote promocionale dhe afishe ne rruge tregojne radhet aktuale para selive konsullore te vendeve evropiane dhe lehtesimi qe do te vije pas heqjes se barrierave te vizave.
Ne 2008-en gjate nje takimi te UNHCR-se agjenci e OKB-se kur flitej per kushtet e riatdhesimit te shqiptareve qe rrine pa dokumente jashte vendit te tyre nje zyrtar shqiptar tha se parashikonte nje fluks prej 400 mije shtetasish shqiptare pas heqjes se regjimit te vizave.
Qeveria shqiptare ka dhene shume garanci vecanerisht ditet e fundit sidomos pas dyshimeve te forta te qeverise franceze per aftesite e vendit me te varfer te Ballkanit per te qene nje respektues i mire i levizjes pa viza.
Mesazhi eshte sidomos per qeverine shqiptare dhe nuk ka te beje me sigurine e dokumenteve te identifikimit qe si per ironi te fatit jane bere nga vete francezet si nje koncesion shumemilionesh por me friken per dyndje te reja drejt vendeve te pasura evropiane.
Precedenti eshte Rreth nente muaj me pare vetem pak kohe pasi BE hoqi regjimin e vizave per serbet malazezet dhe maqedonasit qindra familje nga lugina e Presheves ne Serbi apo te FYROM-it shkuan me autobuse ne Bruksel dhe kerkuan azil politik. Qeveria belge u detyrua ti kthente mbrapsht po me autobuse.
Pas ketyre rasteve skeptiket dhe kundershtaret e hapjes se Evropes paten nje argument me shume per te kundershtuar procesin e liberalizimit te vizave zgjerimit te Evropes se bashkuar pertej kufijve te shteteve aktuale dhe masa dragoniane shtese ndaj emigracionit ilegal dhe krahut te lire te punes nga Lindja.
Qeveria shqiptare perdori dje ato frazat e suksesit qe priteshin lidhur me votimin e PE-se. Vizat do te jene me siguri nje karte e forte elektorale e partise ne pushtet per zgjedhjet e ardhshme vendore te parashikuara per tu mbajtur ne 8 maj 2011. Edhe vizat ata do ti shohin si nje arme tjeter kunder opozites.
Por qeveria duhet te jete gati te perballet edhe me te korrat e asaj qe ka mbjelle. Keto mund ta penalizojne shtetasin shqiptar serish. I reklamuar si vendi me rritjen me te madhe ekonomike te Evrope dhe vend qe nuk u godit nga kriza Shqiperia eshte ne realitet shume prapa vendeve te tjera te rajonit ne aspektin ekonomik.
Te ardhurat jane rritur me lojerat e zakonshme te shifrave por ne pese vitet e fundit shqiptaret ndihen dukshem me te varfer dhe me te pashprese se me pare. Nga ana tjeter eshte shtuar nje klase e superkamur qe jane pushtetaret dhe ata afer tyre. per ironi jane mbajtes te pasaportave te sherbimit apo diplomatike qe nuk kane pasur ndonjehere nevoje per viza.
Edhe pse me mbi 1 milion emigrante ne Greqi dhe rreth 450 mije ne Itali e vende te tjera te BE-se vendi vuan renien e dergesave nga jashte sepse shume familje jane goditur nga kriza e rende ekonomike qe ka prekur shtetin Helen.
Ndersa thuhet zyrtarisht se papunesia eshte rreth 115 per qind jo zyrtarisht ajo eshte ne rreth 30 per qind dhe ka prekur sidomos brezin e ri i cili nuk ka hapesire punesimi ne sektorin shteteror te pushtuar nga militantet partiake dhe as ne sipermarrjet e medha qe jane te pakta ne vend.
Ata do te jene te paret qe do te ikin sepse ne vend nuk ka asnje shprese dhe te ardhme per ta. Por para tyre me siguri do te jete Sadriu dhe arma e tij e luftes per mbijetese matrapiku.