E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa i ka rrënjët e veta materiale-historike në solidaritet

Në vitet 1929-1930 Aristides Bertrand, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Francës ndriçoi idenë e krijimit të një Federate Paneuropiane. Anglia dhe Rusia, sipas analistëve të asaj kohe, i qëndruan larg nismës Bertrand, sepse: Imperatorisë britanike do t’i duhej që të ndante me shtetet e varfra të Europës, një pjesë të mirë të pasurive që asaj i vinin nga Zelanda e Re, Australia, India, Kanadaja, Afrika e deri nga Antarktika.

Ndërsa Rusia shihej si një kërcënim; atje kishte fituar revolucioni socialist i tetorit 1917 dhe bolshevikët ishin në pushtet të plotë. Franca dhe Gjermania kishinmosmarrëveshje të thella mes tyre. E si përfundim nisma dështoi. Sot, Bashkimi Europian është një institucion real, me 27 anëtarë, megjithatë: - është paundi britanik ai që konkurron me monedhën europiane; - është Rusia, perandori në ringjallje; - është ende në ajër Traktati i Lisbonës 2007; - janë 24 shtete europiane jashtë BE-së. Në këto kushte, a mund të themi se: shpirti europian duhet rigjallëruar duke i dhënë atij një ritëm të ri! Pa dyshim që po. Por gjallëria nuk vjen duke i mbajtur ca shtete brenda dhe ca të tjera varur jashtë si lëvere, ndërkohë që: shtëpia europiane dhe përgjegjësitë ndaj saj janë të përbashkëta. Ndërkohë që konkurrentët e Europës nuk rreshtin së farkëtuari të ardhmet e tyre përpara.

Shoqëria europiane lufton që të mbetet qendra e dinjitetit njerëzor. Europa i ka rrënjët e veta materiale-historike në solidaritet. Megjithë këto të mira europiane, suksesi i bashkimit të saj është vënë në majë të hurit! E për këtë arsye kërkohet që politikat europiane të bëhen më efiçente dhe efektive ndaj sfidave të sotme -në botën e sotme, në mënyrë që të mund të kapet ritmi: dhe së bashku - dhe përpara. Aktualisht, Franca dhe Gjermania janë shtetet më aktive në këtë përpjekje për të instaluar frymën e kompromisit, kompromis i cili përputhet me angazhimet e marra edhe nga popujt e tjerë të Europës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›