E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë, a kanë platforma ideore?

Shqipëria sot ka sistemin politik si gjithë Evropa, atë të demokracisë liberale. Ky sistem politik lejon apo prodhon dy alternativa zhvillimore të shoqërisë së organizuar kapitaliste, alternativën liberal-demokratike dhe alternativën socialdemokrate.

Në planin e filozofisë së qeverisjes këto ndryshojnë: E majta është për ndërhyrje të shtetit (qeverisë) në ekonomi me synimin e përfitimit material nga një masë sa më e madhe njerëzish nga zhvillimi ekonomik i vendit. Kjo do të thotë ndërhyrje e shtetit për të lehtësuar kushtet e vështira sociale me anë të politikave sociale dhe përdorim taksash për të zbutur ekstremet mes të pasurve dhe të varfërve. Përparësia e pronës publike krahas pronës private, është gjithashtu një nga tiparet e së majtës, bashkë me prirjen për ta ngritur ose për ta konsoliduar mirëqenien sociale të drejtuar nga qeveria. Shteti, pra, sipas të majtës duhet të marrë përgjegjësinë për mirëqenien sociale në përgjithësi.

Idetë e sa majtës për politika sociale nga shteti u përpunuan nga Xh.M.Kejns, i cili argumentoi që në vitet 20-të shekullit te kaluar nevojën e ndërhyrjes aktive të qeverisë në jetën ekonomike. Flitet për një ekonomi mikse me politika planifikuese të karakterit imperativ dhe me tregues indikativ me moton: “konkurrencë sa të jetë e mundur, planifikim deri në atë masë sa të jetë i nevojshëm.”

E djathta, në këtë këndvështrim teorik, tenton një shkallë të ndërhyrjes së shtetit sa më të vogël në drejtimin dhe planifikimin e ekonomisë, e shprehur kjo me moton: “aq shtet sa është i nevojshëm”. Disa nga tiparet e kësaj forme të qeverisjes janë: Roli mbizotërues i pronës private në ekonomi; rishpërndarja e kufizuar e pasurisë dhe të ardhurave; sa më pak programe qeveritare me karakter social. Teorikisht, e djathta është edhe më tradicionale, si dhe mbrojtëse e ndjeshme e nacionalizmit.

Vendi ynë në kohën e Ahmet Zogut ka patur alternativen liberal-demokratike dhe në kohën e monizmit alternativën socialiste-totalitare. Po sot? Në Shqipëri, pavarësisht se PS dhe LSI janë anëtarësuar në Internacionalen Socialiste, (e cila është mbartëse e alternativës socialdemokrate) ndërsa PD në grupin e partive të djathta evropiane, (të cilat përfaqësojnë alternativën liberal-demokrate), - kjo nuk do të thotë se kemi dy alternativa zhvillimi.

Vendi ynë realisht po zhvillohet sipas alternativës liberal-demokrate e aplikuar nga dy parti, nga partia socialiste që më shumë i takon qendrës së majtë dhe partisë demokratike që i takon qendrës së djathtë. E majtë socialdemokrate nga emri (dhe jo nga programi) në Shqiperi është Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokracia Sociale. Ndërsa parti të djathtë nuk ka as të vjetër, as të re. Ka premtuar zoti Ngjela për krijimine një partie të djathtë, por nuk kemi parë gjë deri tani.

shtë kjo arsyeja që duket sikurkëto dy partinuk kanë program shumë të dallueshëm njëra nga tjetra.

Për ilustrim do të theksoja se të dyja partitë (PD & PS) janë për privatizim tërësor të pronës publike, kur kjo politikë i takon Partisë Demokratikedhe jo Partisë Socialiste. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për reformën e tokës. Shpërndarja e tokës me ligjin 7501 është një politike me karakter social të theksuar. I takonte ta bënte një ndarje të tillëtokës PS-së dhe jo PD-së. (dihet që ligji në fjalë u miratua nga të dyja partitë). Po kështu Taksa e Vlerës se Shtuar është element i programit ekonomik i së djathtës. Ndërsa të dyja partitë si PD dhe PS e kanë miratuar dhe aplikuar këtë lloj takse.

Çështjen nacionale dhe vlerat kombëtare duhet të jenë tabu të PD, në fakt më shumë i ka mbrojtur dhe i mbron Partia Socialiste. Kështu çështjen çame e kanë ngritur përfaqësues të së majtës, kur këtë duhet ta bënte më shumë nga të gjithë Partia Demokratike. Po kështu problemin e Himarës e katalizatoi më shumë aleanca e PD me Partinë e të drejtave të njeriut (duke sjellë në pushtet një individ si Bollano), kur e djathta duhet të bënte të kundërtën: domethënë të bënte aleancë me PS dhe të fitonte një parti shqiptare.

Po kështu në rastin e heqjes se emrit të Ismail Qemalit të Universitetit të Vlorës,PD duhej të bëhej barrikadë me argument (madje të përdorte dhepushtetin ligjor që ka), por për çudi kryeministri u mjaftua me një shprehje “as mish, as peshk”, duke i lënë dorë të lirë rektorit në iniciativën e tij antikombëtare.

Atë që s’e bëri Partia Demokratike, që pretendon se mbron e përfaqëson vlerat e së djathtës, e bëri e majta, e cila e dënoi këtë provokim.

Këto pleksje të programeve te njëra-tjetra kanë arsyet e veta, ku midis të tjerave mund të theksojmë mungesën e një të djathte tradicionale si homologet e saja në Evrope; lidhet me origjinën e vetë Partisë Demokratike, si dhe me kushtet ekonomiko-shoqërore të veçanta të vendit tonë.

Atëherë nga dallohen dy partitë e mëdha shqiptare? Ato dallohen nga vlerat që ato mbartin apo dëshirojnë të realizojnë me programet e tyre zhvillimore. Identiteti nuk përcaktohet nga njerëzit e zgjedhur në forume udhëheqëse, pasi këta janë të përkohshëm në forume, pornga vlerat që një parti respekton, mbron dhe zhvillon, pasi po të nisesh nga platformat ideologjike asnjë parti politike shqiptare deri më sot nuk përfaqëson një platformë të një doktrine të caktuar filozofike. Tendenca është që një ditë patjetër dhe partitë politike shqiptare do të kenë platformën e tyre ideore me të kristalizuar.

Vlerat e Partisë Socialiste janë solidariteti; respektimi i njeriut të thjeshtë me ose pa parti; uniteti i partisë dhe i vendit; vlerësimi objektiv i historisë; mbrojtja e vlerave të Luftës antifashiste; vlerësimi dhe angazhimi i inteligjencës në zhvillimin e vendit; ruajtja e paqes sociale brenda vendit; mirëqenie të komunitetit dhe jo të militantit; orientimi perëndimor e tëtjera.

Partia demokratike udhëhiqet nga individualizmi; respekton militantin dhe jo komunitetin; kërkon rishikim të historisë, ka qëndrim të dyshimtë për vlerat e Luftës antifashiste, madje dhe ato kombëtare,nuk ka kuj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›