E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa kërcënohet nga një lloj i ri terrorizmi

Evropa përballet me një kërcënim të ri “xhihadist” nga terroristët e rritur brenda vendeve evropiane. Rob Ueinrajt, kreu i Europolit tha se lloji i ri e terrorit islamik në Evropë është “më shumë i decentralizuar dhe i vështirë të gjurmohet”. Komentet e Ueinrajtit për aggjencinë e lajmeve Associated Press vijnë pasi që një francez me prejardhje algjeriane vrau ushtarë, fëmijë hebre dhe një rabin në Francë, në një periudhë kohore prej 9 ditësh. Muhamed Merah vdiq më 22 mars gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në apartamentin e tij në Touluse, ku edhe ishte ngujuar. Ueinrajt e sheh një ndikim të fshehtë të Al Qaedas në sulmet e Francës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›