E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 4 kg hashash në Lazarat, arrestohet poseduesi

Një person ka rënhë në pranga pasditen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës për trafik të lëndëve narkotike.

Erald Toro, 22 vjeç , lindur dhe banues në Gjirokastër është arrestuar
nga policia pasi kishte blerë një sasi prej 4 kilogramë hashash. Policia është vënë në dieni për blerjen e sasisë së drogë.

Rreth orës 23.00, në vendin e quajtur “Ish zona Industriale” afër lagjes Zinxhira të qytetit Gjirokastër është konstatuar se Toro transportonte një thes plastmasi ngjyrë të zezë. Në momentin që Policia i ka bërë thirrje të ndalont,e ai ka hedhur thesin në një anë muri dhe është larguar.

Pas disa minutash ndjekje është bërë e mundur kapja e shtetasit që transportonte lëndën narkotike. Pas arrestimit pritet të zbardhet dhe vendi ku është blerë droga. Uniformat blu vazhdojnë hetimet lidhur me këtë rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›