E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nominon kandidat surprizë për kreun e Bankës Botërore

Nominimi i Presidentit të Kolegjit të Dartmouthit, mjek dhe ish-drejtor i departamentit të HIV/Aidsit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, është një surprizë për të gjithë.

Tre shtete afrikane kanë mbështetur nominimin e ministres nigeriane të Financave, Ngozi Okonjo-Iweala.
Banka Botërore është drejtuar nga një nënshtetas amerikan që prej krijimit në vitin 1944, por shtetet në zhvillim thonë se është koha për ndryshim.

Në mesin e presioneve, gjatë prezantimit,  Presidenti Obama theksoi eksperiencën ndërkombëtare të Kimit. “Është koha që një profesionist i zhvilluar të udhëheqë agjencinë udhëheqëse të zhvillimit të botës”, tha Obama.

Afati i fundit për propozimin e një kandidati për të zënë vendin e presidentit aktual të Bankës Botërore, Robert Zoellick, është ora 22:00 (ora 18:00 me orën e Uashingtonit).

52-vjeçari Kim, nuk ka qenë në mesin e emrave që flitej se po merreshin në konsideratë nga Obama. Mes më të përfolurve kanë qenë ish-këshillëtari i Shtëpisë së Bardhë, Larry Summers, kreu i Pepsit, Indra Nooyi, dhe ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Susan Rice.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-03-23 16:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›