Suedia është për dialog me Iranin

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve “AFP”, e cila citon ministrin suedez të Punëve të Jashtme, Karl Bild, të ketë thënë se "ne po presim me padurim rifillimin e dialogut me Iranin''.
"Shpresoj sinqerisht që askush të mos pengojë procesin diplomatik. Ky do të ishte një akt i papërgjegjsjëm ndërkombëtar'', shtoi ai.
Mundësitë për rifillimin e dialogut ndërmjet Iranit dhe ndërkombëtarëve janë shtuar pas komunikimeve të fundit mes zyrtarëve iranianë dhe Katherin Ashtonit në emër të grupit 5 +1 (Kinë, Francë, Gjermani, Rusi, Britani e Madhe dhe SHBA). Megjithëse ende nuk është vendosur koha dhe vendi i takimit, priten zhvillime të reja.
Ndërkohë gjithnjë e më shumë bëhen publike raporte sipas të cilave Izraeli mund të ndërmarrë një sulm kundër impianteve bërthamore të Iranit./Start/
2012-03-23 16:19