Europa po shkon larg Turqisë dhe pjesës tjetër të botës
Gjithë jetën time e kam kaluar në kufijtë e Europës kontinentale. Nga dritarja e shtëpisë ose zyrës sime kam parë Bosforin, pak më larg Azinë, dhe duke menduar për Europën dhe modernitetin, jam ndjerë gjithmonë pak provincial.
Sikurse miliona njerëz të tjerë që jetojnë përtej Perëndimit, më është dashur të kuptoj identitetin tim duke e vëzhguar Europën nga larg, dhe gjatë këtij procesi, shpeshherë kam pyetur veten se çfarë përfaqëson Europa për mua dhe të gjithë ne. Kjo është një eksperiencë që e ndaj me pjesën më të madhe të njerëzve në botë, por për shkak të faktit që Stambolli, qyteti im, është i vendosur pikërisht atje ku Europa fillon (ose ndoshta ku Europa mbaron), mendimet dhe ndjenjat e mia kanë qenë gjithmonë pak më konstante dhe të ndjeshme.
Unë vij nga një familje e klasës së mesme në Stamboll, i cili, me gjithë vetëdijen e tij ka përqafuar reformat perëndimore dhe laike që u realizuan në vitet 1920 dhe '30 nga Kemal Ataturku, themeluesi i Republikës Turke. Për ne Europa ishte diçka më shumë se një vend ku mund të shkoje për të gjetur një punë, me të cilin të bëje tregti ose investitorët e të cilit duhet me patjetër t'i tërhiqje: Ishte kryesisht një farë civilizimi.
Në këtë pikë duhet të nënvijëzoj një fakt shumë të rëndësishëm: Historikisht Turqia nuk ka qenë asnjëherë e kolonizuar nga ndonjë fuqi perëndimore, nuk është shtypur asnjëherë nga imperializmi europian. Kjo na dha neve mundësinë që të ushqenim lirisht ëndrrat tona europiane, pa pasur si bishtnaja kujtime të këqija dhe ndjenja faji.
Shtatë vjet më parë u përpoqa të bind audiencat se sa e mrekullueshme do të ishte për të gjithë ne nëse Turqia do të bëhej pjesë e Bashkimit Europian. Në tetor të vitit 2005, marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe BE-së kishin arritur majën. Opinioni publik në Turqi dhe shumica e shtypit dukeshin të lumtur për faktin se bisedimet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Turqisë kishin filluar zyrtarisht. Disa gazeta turke spekulonin në mënyrë optimiste se gjërat do të përparonin shumë shpejt dhe se së shpejti Turqia do të krenohej me anëtarësimin e plotë në BE brenda vitit 2014. Gazeta të tjera shkruanin përralla për privilegjet që qytetarët turq do të fitonin sapo të përftohej anëtarësia e plotë. Më e rëndësishme akoma, do të bëheshin investime, thesare të paimagjinueshme do të hynin në Turqi nga fondet e ndryshme europiane dhe ne, sikurse Greqia, do të realizonim në mënyrë kolektive një ngjitje të rëndësishme në shkallën sociale, duke jetuar tashmë po aq rehat sa europianët e tjerë.
Në të njëjtën kohë, kori europian i konservatorëve dhe nacionalistëve që protestonin kundër hyrjes së mundshme të Turqisë në bashkim po ngrihej në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht në Gjermani dhe në Francë. Unë e gjeta veten të përfshirë në këtë debat dhe fillova të pyes veten (dhe me shumë të tjerë ndodhi e njëjta gjë) rreth asaj çfarë do të thotë me të vërtetë Europa. Mendova, se nëse feja vijëzon kufijtë e Europës, atëherë Europa është një civilizim kristian. Në këtë rast, Turqia, popullata e së cilës është 99% myslimane, mund të jetë gjeografikisht pjesë e Europës, por nuk ka vend në BE.
Por, a do të mjaftoheshin europianët me një përkufizim kaq të ngushtë të kontinentit të tyre? Në fund të fundit, nuk është krishtërimi ai që e ka shndërruar Europën në një shembull për njerëzit që jetojnë në botën joperëndimore, por kjo është meritë e transformimeve sociale, ekonomike, si dhe e ideve që kanë lindur aty në vite. Kjo forcë e pakapshme që e bëri Europën magnet për pjesën tjetër të botës në dy shekujt e kaluar është, për ta thënë thjesht dhe shkoqur, moderniteti. Sikurse librat tanë të besuar të historisë na kanë mësuar neve, se moderniteti është produkti i zhvillimeve europiane si Rilindja, Iluminizmi, Revolucioni Francez dhe Revolucioni Industrial. Në mënyrë thelbësore, forcat që kanë krijuar këto paradigma nuk kanë qenë fetare, por laike.
Pak vjet më parë, sa herë që hapej tema e BE-së për diskutim, unë mbështesja gjithmonë idenë se Turqia duhet të bashkohet me BE-në për aq kohë sa do respektoheshin parimet e lirisë, barazisë dhe vëllazërimit. Kur i kujtoj ato ditë nuk mund të mos jem nostalgjik për pasionin me të cilin debatonim, si në Turqi, ashtu edhe në Europë, për vlerat që vetë Europa përfaqësonte.
Në ditët e sotme, teksa Europa përballet me krizën e euros dhe zgjerimi i BE-së ka ngadalësuar, shumë pak prej nesh vazhdojnë të mendojnë ende për këto çështje. Dhe fatkeqësisht, interesi pozitiv rreth anëtarësimit të mundshëm të Turqisë ka rënë gjithashtu. Kjo, pjesërisht për shkak të faktit se liria e mendimit është ende e pazhvilluar në Turqi. Por arsyeja kryesore është padyshim fluksi i madh i emigrantëve myslimanë nga Afrika veriore dhe Azia në Europë, që në sytë e shumë evropianëve ka hijen e errët të dyshimit dhe frikës rreth idesë së një vendi kryesisht mysliman që bëhet pjesë e bashkimit.
Është e qartë se kjo frikë po e çon Europën drejt ndërtimit të mureve në kufijtë e saj dhe, në mënyrë graduale, ajo po i kthen shpinën botës. Teksa slogani "liberté, égalité, fraternité" po harrohet, në mënyrë të trishtueshme Europa po shndërrohet në një vend konservator, i dominuar nga feja dhe identiteti etnik.
Përktheu: Akri Çipa
(er.nu/GSH/BalkanWeb)