E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista "Lagarde", Financial Times: Duhet hetim për ish ministrat

Gazeta e njohur Financial Times i ka kushtuar sot faqen e parë, çështjes së listës “Lagarde”. Gazeta ngre pyetjen se përse dy ish ministrat grekë të Financave, nuk e përdorën listën me emrat e grekëve, që kishin kryer transaksione të paligjshme financiare.

Sipas Financial Times, ministrat Jorgos Papakonstantinu dhe pasardhësi i tij, Evangelos Venizelos, mund të përballen me akuzën për neglizhencë, nëse parlamenti kërkon gjykim.

Gazeta mbështetet në mendimin e juristëve që thonë se Parlamenti duhet të hetojë se përse dy ish-ministra të financave nuk kanë ndjekur çështjen e mbi 2000 evazorëve fiskalë të dyshuar, emrat e të cilëve ndodheshin në listën Lagarde.

"Në vitin 2010, z Papakonstantinu mori nga zonja Christine Lagarde, e cila atëherë ishte Ministre e Financave, një CD me listën e depozituesve greke në Zvicër, por nuk kërkoi nga policia financiare që të kryhej një hetim i plotë. Ai më vonë pranoi se lista kishte "humbur".

Gazeta gjithashtu i referohet edhe gjykimit dhe lirimit të gazetarit Kostas Vaksevanis. Sipas FT, rasti i persekutimit të gazetarit, ka ngjallur kritika të forta për sistemin e drejtësisë në Greqi.

"Në vend të arrestonin evadorët fiskalë, arrestuan gazetarin që publikoi emrat e të dyshuarve", shkruan Financial Times.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›