E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa shton presionin ndaj Greqisë

Ministrat e financave të BE-së përfunduan një ditë më parë konsultimet e tyre për vendosjen e rregullave të ashpra, për produktet spekulative financiare. Është e qartë se "Greqia duhet të ndërmarrë përpjekje të tjera për të realizuar deri në fund programin e përshtatjes", tha sekretari shtetëror në Ministrinë gjermane të Financave, Jörg Asmussen. Kjo ka të bëjë veçanërisht me të ardhurat tatimore dhe privatizimin. Në këto dy fusha vërehet nevoja e qartë për përmirësim. Kjo për faktin se deri tani nuk është privatizuar në mënyrë efektive as për një euro të vetme, shtoi Asmussen. Edhe ministrja austriake e Financave Maria Fekter, ashtu si një ditë më parë, shprehu pakënaqësinë e saj për gjendjen në Greqi. "Nëse i janë futur euros me dredhi, atëherë tani duhet të arrijnë të bëjnë detyrat e shtëpisë”. Për kreditë emergjente ndërkombëtare prej 110 miliardësh, edhe Greqia duhet të zbatojë programin e reformave dhe të kursimeve. Është paralajmëruar edhe shitja e pronave shtetërore në vlerë prej 50 miliardë euro. Këto vlerësime Asmussen i bazon në një raport paraprak të misionit të ekspertëve me përfaqësues të Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili aktualisht po shqyrton në Athinë librat e kontabilitetit grek. Shqyrtimi sipas Asmussen duhet të përfundojë të mërkurën por misioni do të qëndrojë rreth një javë më gjatë në kryeqytetin grek për sqarimin e disa "pyetjeve" që kanë lindur ndërkohë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›